Kryeministri Edi Rama në një takim me gratë dhe vajzat nga Gjirokastra, ai u ka kërkuar sërish votën demokratëve duke u thënë që u ka shpëtuar PD.
Në fjalën e tij ai ka folur dhe për punë që ka bërë në bashkëpunim e kryebashkiaktë e PD.
“Vota ka rëndësi. Ne punojmë edhe me kryetar bashkish demokrate. Unë do të iki në Tropojë, është demokrat 24 karad. Është kushëriri i Saliut. Është në rregull. Nuk është si kushëri i vet. Do të shkoj atje do të bashkëpunoj me të. Por ma unë nuk kam çfarë ti bëj kryetares së bashkisë së Shkodrës. Është komplet…. është totaliaht…si Luli” tha Rama.
“Ndihem i fyer sepse…”, Rama citon në takim komentin e qytetarit (video)
Në një takim me gatë dhe vajzat në Gjirokastër kryeministri Edi Rama si asnjë herë më parë është “detyruar”, që të citojë komentin e një qytetari i cili i ka shkruar një komet në “Facebook”, gjatë transmetimit live.
“Më duket e pabesueshme që për projektin e Republikës së Re, që asnjë vajzë nga Gjirokastra nuk meritojnë të shkojë në parlament.
Unë kur nuk mendoja që një partie e madhe si PD të paguante gjobë në KQZ për diskriminimin e grave dhe të vajzave në Gjirokastër Elbasan, Berat. Fier dhe Kukës. Më duket e pabesueshme se një i ashtuquajtur Labi 1-sh, me shkruante se ndihej i fyer që po ndiqte këtë transmetim, dhe ndihej i fyer se pse gratë duhet të favorizohen” tha Rama.