• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Ka ardhur koha që LSI të qeverisë vendin

by Java News
02/06/2017 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave se LSI ka dy mandate që është në qeveri, në 2009-ën me PD-në dhe në 2013-ën me PS. Ish-kryetari i LSI, Ilir Meta deklaroi se në 2009 LSI bëri koalicion me PD-në, pasi lidershipi i PS refuzoi koalicionin. Gjatë bashkëqeverisjes me Berishën, Meta vlerësoi dy ngjarje madhore; liberalizimi i vizave dhe gazjellësi TAP. Ndërsa për koalicionin me PS, presidenti i zgjedhur deklaroi se kushti i vetëm i LSI ishte votimi i tre ligjeve nga PS.

“A ka qenë LSI në pushtet? Pyetje e drejtë. Bëmë koalicion me PD në 2009, pasi lidershipi i PS refuzoi koalicionin me LSI sepse donte ta merrte timonin vetem qe ne 2009. Gjatë atyre katër viteve ka dy ngjarje madhorë në interes të Shqiptareve, liberalizimi i vizave dhe gazjellësi TAP. Ne kemi qenë edhe në koalicion me PS dhe vendosëm kusht që të votontë tre ligjet e integrimit që i kishte bllokuar. Ky ishte kushti i vetëm për koalicion me PS-në. Kemi bërë koalicion me PS-në dhe PD për stabilitetin e vendit. LSI nuk ka bllokuar asnjë ligj që përshpejtojne integrimin evropian të Shqipërisë”, deklaroi Meta.

Ilir Meta deklaroi se ka ardhur koha që LSI të qeverisë vendin, për të vazhduar më tej me reformat dhe forcimin e stabilitetit të vendit.

“Po çfarë kërkon LSI tani? As në 2009 dhe as në 2013 nuk kishim drejtimin e qeverisë, tani kërkojmë të qeverisim, për të vazhduar me reformat dhe forcimin stabilitetin e vendit”, deklaroi Meta.

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Kamëz, Meta kërkoi që qytetarët të mos e lënë Shqipërinë në dorë të oligarkëve. Më 25 qershor, do të fitojmë daljen forcë e parë, tha Meta.

“Mos ua lini Shqipërinë oligarkëve, merreni vendin në duart tuaja duke votuar LSI. Nuk kemi në listën e LSI për Tiranën biznesmenë që i vënë gjoba qeverisë, por të rinj të mrekullueshëm e politikanë me eksperiencë”, deklaroi Meta

Në 26 qershor, telefonatën e parë, Rama dhe Basha do ia bëjnë Vasilit, deklaroi Meta

“Pasi u shanë dhe u kërdisën dhe na nxorrën bojën në gjithë Evropën dhe Botën, që tani u thonë mos rrini me LSI se ata nuk do jenë në pushtet, se në pushtet do jemi ne e me rradhë, mbajeni mend në 26 qershor në mëngjes nuk do keni mundësinë ti telefononi Petrit Vasilit t’i uroni fitoren se nuk do t’ju lënë ata.Ata s’do ju lënë rradhë juve se do futen në sherr kush do arrijë i pari ta marre ne telefon Petrit Vasilin dhe do i thone’ urime vëlla, tani t’i lëmë ato se ti tani e kupton si është situata, se kush ëshë më i mirë se njëri se tjetri e kështu me rradhë”.

Ilir Meta kërkoi që “t’i japim fund komedisë “one show man”/javanews.al/a.ç

Next Post
Vajza iku me djalin që njohu në facebook, ja pse babai rrezikon 10 vite burg…

Vajza iku me djalin që njohu në facebook, ja pse babai rrezikon 10 vite burg...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

“Po humbasim njerëzillëkun nga AI”- Papa Leoni jep alarmin nga Franca: Makineritë do të marrin kontrollin e Tokës!

September 25, 2026
Inspektori i Pentagonit: Lufta në Iran ka çuar në mungesë të municioneve në SHBA -

“Rusia po gatuan diçka të madhe!”- Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

September 25, 2026
Brukseli sinjalizon Shqipërinë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan!

Brukseli sinjalizon Shqipërinë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan!

September 25, 2026
Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën, të pranishëm edhe të ftuar specialë

Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën, të pranishëm edhe të ftuar specialë

September 25, 2026
Kreu i Gjykatës kundër Korrupsionit del para KPK, çfarë rezultoi nga shqyrtimi i figurës dhe pasurisë

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së, u desh shorti për të përcaktuar fituesin!

September 25, 2026
Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

September 25, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Kuvendi i Kosovës mban të hënën seancën e radhës plenare, në rend dite votimi për deklaratën për Gjykatën Speciale

September 25, 2026
Kryeministri Rama nga Nju Jorku: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama nga Nju Jorku: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

September 25, 2026
“Më goditi me pasqyrë, duke më rrezikuar jetën”- Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës, për videon virale ku u përfshi dhe u sulmua fizikisht me grusht

“Më goditi me pasqyrë, duke më rrezikuar jetën”- Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës, për videon virale ku u përfshi dhe u sulmua fizikisht me grusht

September 25, 2026
“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’

“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com