• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarri, karriget e thyera dhe mikrofonat e shkulur, mediat e huaja shkruajnë për kaosin në Kuvendin shqiptar

by S T
01/10/2024 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetë të opozitës nxorrën karriget e tyre nga salla e Kuvendit dhe i vunë flakën në shkallët e hyrjes së godinës ku zhvillohen seancat plenare. E gjithë situata ndodhte në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji, i cili prej të premtes ndodhet në burgun e Fierit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Skenat me flakë në hyrje të Parlamentit kanë bërë xhiron e botës, ndërsa mediat kryesore kanë pasqyruar atë se ccfarë ndodhte në kryeqytetin shqiptar.

Ligjvënësit shqiptarë të opozitës ndërprenë me dhunë një seancë të Parlamentit të hënën për të protestuar ndaj burgosjes së një kolegu ligjvënës.

“Partia Demokratike e Shqipërisë ka akuzuar prej kohësh Partinë Socialiste në pushtet për uzurpim të të gjitha pushteteve, përfshirë drejtësinë, dhe ka organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013.

Demokratët shkulën mikrofonat nga tavolina, hodhën objekte në drejtim të vendit ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe ministrave të qeverisë, si dhe dogjën karriget, duke thënë se dënimi me burg i Ervin Salianjit ishte i motivuar politikisht. Ata kanë bërë thirrje gjithashtu për protesta që thonë se do të bllokojnë kryeqytetin, Tiranën, duke filluar nga java e ardhshme”, thuhet në një prej artikujve të mediave ndërkombëtare.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se djegia e karrigeve ishte një shenjë “mosrespektimi ndaj qytetarëve, ligjit dhe institucioneve të shtetit demokratik”.

Udhëheqësi i demokratëve Sali Berisha , i cili është në arrest shtëpie me akuza për korrupsion, tha se protesta ishte fillimi i betejës së opozitës për të rimarrë pushtetin përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë në një tjetër media ndërkombëtare thuhet se politikanët shqiptarë të opozitës i vunë zjarrin një grumbulli karrigesh prej druri jashtë parlamentit të hënën për të protestuar ndaj burgosjes së një kolegu të tyre.

Në fillim të seancës së rregullt parlamentare, deputetët e opozitës bartën karriget nga salla e Kuvendit dhe i vunë flakën në shkallët e godinës. Rojet e sigurisë shuan me shpejtësi zjarrin.

Në një tjetër artikull thuhet se ligjvënësit shqiptarë të opozitës së djathtë hodhën karriget e tyre jashtë parlamentit dhe i vunë flakën për të protestuar kundër një dënimi me burg të dhënë një prej kolegëve të tyre.

Ervin Salianji, një zyrtar i Partisë Demokratike kryesore të opozitës, u shpall fajtor javën e kaluar për dhënien e dëshmisë së rreme në një rast trafiku droge që synonte vëllain e një deputeti të Partisë Socialiste në pushtet.

Gjyqtarët dyshuan se disa anëtarë të opozitës kishin prodhuar regjistrime të rreme.

Opozita e cilësoi arrestimin dhe dënimin e Salianjit si një “akt të verbër hakmarrjeje dhe terrori politik ndaj Partisë Demokratike” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas tij.

“Ne do të vazhdojmë betejën tonë kundër Ramës, i cili është i vetmi përgjegjës për këtë situatë”, u tha gazetarëve kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Rama në një deklaratë përshëndeti vendimin e gjykatës për rastin për të cilin tha se ka “tronditur” opinionin.

Deputetët e opozitës u bënë thirrje shqiptarëve që të mblidhen më 7 tetor në kryeqytetin Tiranë për të protestuar kundër Ramës.

Next Post
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

Shkodra nuk përcakton se kush do të qeverisë pas 2025-ës, por ka vlerë simbolike

TË FUNDIT

FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

November 2, 2026
Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

November 2, 2026
Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

November 2, 2026
Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In