Tre persona jane shoqeruar ne Komisariatin numer 2 te Policise ne kryeqytet, pas sherrit ne nje lokal nate me muzike. Sipas njoftimit nga bulte, rreth orës 03:24, ka patur njoftime në numrin e emergjencave 112 për prishje të rendit dhe qetësisë, në rrugën “Robert Zhvarc”, tek një lokal.
Por kur ka shkuar patrulla e policisë, gjatë mbylljes së lokalit, janë konfliktuar me 6 persona të cilët ishin në gjendje te dehur në brendësi të këtij lokali dhe gjatë daljes së këtyre personave punonjesi i policisë E. V. është goditur me sende të forta në kokë, i cili u dërgua në spital për mjekim.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 29.05.2017, rreth orës 03:24, ka patur njoftime në numrin e emergjencave 112 për prishje të rendit dhe qetësisë, në rrugën “Robert Zhvarc”, tek një lokal, me pronar shtetasin A. S.
Në adresën e sipërpërmendur ka shkuar patrulla e policisë, të cilët gjatë mbylljes së lokalit, janë konfliktuar me 6 persona të cilët ishin në gjendje te dehur në brendësi të këtij lokali dhe gjatë daljes së këtyre personave punonjesi i policisë E. V. është goditur me sende të forta në kokë, i cili u dërgua në spital për mjekim.
Menjëherë punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur shoqërimin në ambientet e Komisaraitit të Policisë Nr 2 të shtetasve E. S., 40 vjeç, A. K., 27 vjeç dhe A. K. 45 vjeç, kurse personat e tjerë janë larguar me automjetin tip “Mercedes Benz”.
Po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Po kryhen veprimet proceduriale./a.ç