Një burrë i pastrehë është ofruar në ndihmë të të plagosurve nga sulmi terrorist i së hënës në Manchester.
Stephen Jones, 35 vjeç ishte duke fjetur afër sallës së koncertit ku këndoi Ariana Grande kur dëgjoi shpërthimin dhe britmat e njerëzve.
“Vetëm se jam i pastrehë nuk do të thotë se nuk kam një zemër dhe ndjenja humane. Ata kishin nevojë për ndihmë dhe unë kisha dëshirë të mendoja se nëse do isha në kushte të tilla do më ndihmonin”, u shpreh Jones.
Konkretisht i pastrehu ndihmoi të plagosurit të pastronin copat e xhamave dhe mbetjet e tjera që kishin në trup e fytyrë.
Dhe e mira e tij do i shpërblehet, ai falë heroizmit të tij së shpejti do të ketë një çati ku të fusë kokën./a.ç