Kandidati liberal në zgjedhjet e balotazhit në Francë, Emmanuel Macron është bërë viktimë e një sulmi të hakerave. Janë vjedhur dokumente sensibël që qarkullojnë në internet. Koha para zgjedhjeve nuk është e rastësishme.
Komisioni Zgjedhor i Francës ka kërkuar mospublikimin në media të dokumenteve të hakeruara nga shtabi i lëvizjes “En Marche” të kandidatit, Emmanuel Macron, me qëllim mosinfluencimin e rezultatit të zgjedhjeve të balotazhit të dielën (07.05).
Shtabi zgjedhor i kandidatit reformist e proeuropian, Emmanuel Macron ka bërë të ditur më parë vjedhjen e mijëra dokumenteve që janë vendosur në internet me të dhëna të ndjeshme.
Me këtë synohet përhapja e informacioneve të gabuara për kandidatin Macron. Sipas shtabit zgjedhor bëhet fjalë për një “incident serioz”, që nuk mund të tolerohet, sepse me këtë dëmtohet demokracia.
Dokumentet duket se ka javë që janë vjedhur e që qarkullojnë në internet. Enti i Kontrollit të Fushatës Zgjedhore në Francë, (CNCCEP) ka paralajmëruar mediat nga publikimi i dokumenteve, duke theksuar se përhapja e dezinformatave ndiqet penalisht.
Megjithatë pavarësisht paralajmërimeve, platforma zbuluese, Ëikileaks i ka publikuar të dhënat. Këtë e raporton gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” të shtunën (06.05) Bëhet fjalë për një zbulim “signifikant”, shumë të madh që të mund të bëhet fjalë për fallsifikim të plotë bëri të ditur platforma në Twitter.
Ministria e Brendshme e Francës nuk u prononcua, sepse para zgjedhjeve e ka të ndaluar komentimin e ngjarjeve që mund të kenë efekt në rezultatin zgjedhor.
Ekspertët mendojnë, se pas sulmit masiv e të koordinuar ndodhet grupi kriminal i specializuar për hakerat “Paën Storm”. Sipas një informacioni të një firme informatike, ky grup ka tentuar javët e kaluara të hyjë në rrjetin e shtabit zgjedhor, përgatiti Blic. (b.an)