• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Lul, tani dil e thuaj, e do PD-në në fletën e votimit?

by Flogert Muça
06/05/2017 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Pasditen e djeshme Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, doli në një deklaratë për mediat për të dhënë një lajm të rëndësishëm sa i përket stabilitetit të vendit, tërheqjen nga zgjedhjet e Kavajës. Tërheqja e kandidatit të PS-së nga zgjedhjet e 7 majit në Kavajë mund të shihet nga sy të ndryshëm e interesa politike të ndryshme në mënyra të ndryshme.

Por në thelb, jashtë çdo interesi, ishte një tërheqje që i jep Bashës një mundësi për të reflektuar dhe Shqipërisë një stabilitet të qëndrueshëm. Informacionet e mediave, por natyrisht edhe institucionale të brendshme e të jashtme, tregonin se në Kavajë më 7 maj do të kishte dhunë. Do të kishte episode të zeza të mirëpërgatitura nga PD-ja për të arritur atë që aq shumë e dëshirojnë, por akoma s’ju është dhënë asnjë shkas t’i vënë në zbatim. Gjithësesi, Rama bëri lëvizjen e tij në momentin e fundit duke vënë stabilitetin mbi të gjitha dhe duke i dhënë edhe njëherë Bashës dorën për t’u ngjitur në ring, për të zhvilluar betejën e 18 qershorit.

Mirëpo pasi të djeshmen e kishte konsideruar si fitore, sot Basha bëri një deklaratë të fortë, ku tha se “dhunë nuk do të kishte në Kavajë”. Duke akuzuar ndërkombëtarët, retorikë të cilën e ka kthyer në përditshmëri, Basha tha se “Asgjë nuk do të ndodhte në Kavajë”. Duke lënë të kuptohet se në strategjinë e Partisë Demokratike nuk ka plan për dhunë dhe destabilitet, pavarsisht se të dhënat, siç thamë, flisnin për të kundërtën.

Meqë Basha e hoqi sot këtë dilemë, atëherë i mbetet sërish atij radha për tu përgjigjur se pse ai do shtyerje zgjedhjesh? Meqë nuk ka asnjë rrezik destabiliteti e dhune, atëherë pse duhet që të shtyhet 18 qershori, data kushtetuese e zgjedhjeve?

Sot Basha ka rrëzuar më gojën e tij në sy të gjithë opinionit publik alibinë se pa PD nuk do të lejohen zgjedhjet në 18 qershor. Tani Bashës i mbetet të dalë pasdite dhe të thotë nëse e do emrin e Partisë së tij në fletën e votimit, përpara se të nisë printimi i tyre? Apo do ta vrasë partinë e tij dhe ta lërë atë jashtë jetës parlamentare? Kjo natyrisht që është një e drejtë ekskluzive e lidershipit të Partisë Demokratike, e cila duhet të vendosë për fatin e saj. Demokracia e tillë është, të jep të drejtën për të zgjdhur dhe për t’u zgjedhur. E nëse PD do thjeshtë të jetë zgjedhëse dhe jo alternativë, është një zgjedhje e saj.

Që Partia Demokratike sot është në ditët e saj të vështira të organizimit të vetëvetes e di i madh e i vogël. E tregon edhe çadra e cila është tkurrur aq shumë sa po të mos shkonte Basha dy herë në ditë do ishte kthyer në një pikë bastesh në mes të bulevardit. Që Partia Demokratike është sot më e përçarë se kurrë është fakt i pakundërshtueshëm. E këtu nuk bëhet fjalë për përçarje dosido, por një ndarje në themel mes lidershipit të Bashës dhe ikonave të PD-së. Kjo mungesë organizimi e thellësi përçarje janë në fakt një arsye e mirë për të mos hyrë në zgjedhje derisa PD-ja të ripërtërihet e marrë veten nga 2013-ta, 2015-ta dhe drejtimi i përgjumur i Bashës. Por kjo nuk mund të jetë kurrësesi arsye për të shkelur Kushtetutën e për të shtyrë datën e zgjedhjeve.

Sot Basha e bëri fare të qartë situatën, përpara gjithë shqiptarëve. Duke thënë se nuk ka plan të krijojë destabilitet e dhunë (mos qoftë nga ato rastet ku për siç thuhet “Basha të gënjen edhe kur e pyet për orën”), Bashës i ngelet të shtojë edhe një fjali, ku t’i përgjigjet pyetjes: Do apo nuk do që PD-ja të jetë në fletën e votimit?

Nëse ai ka zgjedhur që të mos jetë alternativë këtë radhë, atëherë askush nuk duhet ta detyrojë ta fusë në zgjedhje me zor. Boll ka hallet e tij në parti, ndaj nuk duhet ta trazojë askush në zgjedhjet e tij. Planet e tij mbi karrigen e kryetarit të PD-së, plani i tij për formatimin e strukturimin e PD-së janë ekskluzivitet i tij dhe lidershipit të PD-së. Ndaj askush të mos ja cënojë këtë të drejtë. Ai sot tha publikisht që nuk ka plan për destabilitet. Kjo na intereson neve si qytetarë. Pjesa tjetër është punë e brendshme e Partisë Demokratike e cila ka një lidership, ka të gjithë të drejtën të regjistrohet në zgjedhje, ka madje edhe një ofertë më shumë se bujare nga Rama për të mbikqyrur procesin zgjedhor e që duhet lënë e qetë të vendosë vetë për fatin e saj.

Next Post
Si sot, më 6 Maj lindi Robespier, Frojd, Piri dhe Tagora

Si sot, më 6 Maj lindi Robespier, Frojd, Piri dhe Tagora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com