• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkohen 5500 punonjës. Pjesa më e madhe në Tiranë e Durrës, kryesisht në shërbime dhe teknologji

by S T
24/11/2024 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga elektricist, shofer e rrobaqepës te arkëtar, inxhinier mjedisi apo specialist marketingu. Bizneset në vend kërkojnë me urgjencë 5 500 punonjës. Kriza veçanërisht e tre viteve të fundit ka kthyer vëmendjen e bizneseve si kurrë më parë te punonjësit, tashmë me paga më të larta dhe të shpërndara në profile të ndryshme.

Gertiola Çepani, përgjegjëse e Shërbimit të Punësimit në AKPA, shprehet për A2 CNN: “Nëse më përpara vendet më të shumta të lira ishin në industrinë përpunuese, tani kemi një ndryshim të trendit, ku kemi shumë vende të lira puna në fushën e teknologjisë së informacionit, hoteleri-turizëm, në fushën e ndërtimit. Pra, kemi një trend më ndryshe”.

Vendet e lira të punës janë shpallur tashmë edhe nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, të ndara edhe sipas qyteteve: “Është Tirana. Kjo për shkak të përqendrimit më të lartë të bizneseve. Më pas vjen Durrësi, Fieri dhe Vlora, që kanë numër të konsiderueshëm vendesh të lira”.

Për të lehtësuar sa më shumë procesin e punësimit, tashmë aplikimet dhe e gjithë procedura mund të ndiqet “online” nga punëkërkuesi.

Çepani shpjegon: “Tashmë, punëkërkuesi mund të hapë llogarinë e vet në portalin “puna.gov.al”, të ngarkojë CV-në e tij dhe të aplikojë për vendin e punës pa ndërveprim fare të palëve të treta”.

Gjatë këtij viti, Agjencia Kombëtare ka punësuar me ndërmjetësim rreth 25 mijë punëkërkues, nga 70 mijë të tillë. Kjo shifër, në kushtet kur bizneset vuajnë për fuqi punëtore, tregon se kërkesa dhe oferta për vende pune nuk përputhen në tregun tonë për shkak të pagës dhe kushteve që ofrohen.

Next Post
Lajm i bukur! Çifti i njohur i këngëtarëve shqiptarë prindër për herë të parë

Lajm i bukur! Çifti i njohur i këngëtarëve shqiptarë prindër për herë të parë

Comments 2

  1. Linda Surrelit says:
    2 years ago

    Tellalli Qeverise me te korruptuar ne planet.

    Reply
  2. Anonymous says:
    2 years ago

    Falimentoni sa me shume..derisa ti rrisni pagen punetoreve

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

October 24, 2026
Momenti kur protestuesit e PD-së i vënë flakën “sofrës” dhe ulëseve të vendosura nga Rama për dialog para Kryeministrisë!

Momenti kur protestuesit e PD-së i vënë flakën “sofrës” dhe ulëseve të vendosura nga Rama për dialog para Kryeministrisë!

October 24, 2026
Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati

Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati

October 24, 2026
Nisin protestat në Francë, ANTIFA paralajmëron kaos! Macron u përgjigjet me masa të forta sigurie

Nisin protestat në Francë, ANTIFA paralajmëron kaos! Macron u përgjigjet me masa të forta sigurie

October 24, 2026
Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë

Zelensky: Negociata për paqen do mbahen në muajin nëntor! Takimi Ukrainë-Rusi-SHBA, në Abu Dhabi

October 24, 2026
FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

October 24, 2026
“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

October 24, 2026
Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

October 24, 2026
Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Pedagogu në auditor dhe deputeti në Kuvend

October 24, 2026
“Paguaj 2-3 patronazhistë dhe…”- Revolucionarja e protestës i tregon deputetes socialiste Sara Mila “sekretin” se si blihen komentet online

“Paguaj 2-3 patronazhistë dhe…”- Revolucionarja e protestës i tregon deputetes socialiste Sara Mila “sekretin” se si blihen komentet online

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In