• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shtabi zgjedhor i Macron alarmon: Hakerët na kanë vjedhur të dhëna

by Java News
06/05/2017 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati liberal në zgjedhjet e balotazhit në Francë, Emmanuel Macron është bërë viktimë e një sulmi të hakerave. Janë vjedhur dokumente sensibël që qarkullojnë në internet. Koha para zgjedhjeve nuk është e rastësishme.

Komisioni Zgjedhor i Francës ka kërkuar mospublikimin në media të dokumenteve të hakeruara nga shtabi i lëvizjes “En Marche” të kandidatit, Emmanuel Macron, me qëllim mosinfluencimin e rezultatit të zgjedhjeve të balotazhit të dielën (07.05).

Shtabi zgjedhor i kandidatit reformist e proeuropian, Emmanuel Macron ka bërë të ditur më parë vjedhjen e mijëra dokumenteve që janë vendosur në internet me të dhëna të ndjeshme.

Me këtë synohet përhapja e informacioneve të gabuara për kandidatin Macron. Sipas shtabit zgjedhor bëhet fjalë për një “incident serioz”, që nuk mund të tolerohet, sepse me këtë dëmtohet demokracia.

Dokumentet duket se ka  javë që janë vjedhur e që qarkullojnë në internet. Enti i Kontrollit të Fushatës Zgjedhore në Francë, (CNCCEP) ka paralajmëruar mediat nga publikimi i dokumenteve, duke theksuar se përhapja e dezinformatave ndiqet penalisht.

Megjithatë pavarësisht paralajmërimeve, platforma zbuluese, Ëikileaks i ka publikuar të dhënat. Këtë e raporton gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” të shtunën (06.05) Bëhet fjalë për një zbulim “signifikant”, shumë të madh që të mund të bëhet fjalë për fallsifikim të plotë bëri të ditur platforma në Twitter.

Ministria e Brendshme e Francës nuk u prononcua, sepse para zgjedhjeve e ka të ndaluar komentimin e ngjarjeve që mund të kenë efekt në rezultatin zgjedhor.

Ekspertët mendojnë, se pas sulmit masiv e të koordinuar ndodhet grupi kriminal i specializuar për hakerat “Paën Storm”. Sipas një informacioni të një firme informatike, ky grup ka tentuar javët e kaluara të hyjë në rrjetin e shtabit zgjedhor, përgatiti Blic. (b.an)

Next Post

Lul, tani dil e thuaj, e do PD-në në fletën e votimit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com