Një tentativë për grabitje ka ndodhur në orët e parë ë mëngjesit të ditës së sotme në zonën e Kinostudios.
Burime nga policia bëjnë me dije se dy persona kanë tentuar të grabisin një Casino, por blutë e Tiranës kanë bërë të mundur prangosjen e njërit prej tyre.
Nga se bëhet e ditur paraprakisht, njëri prej grabitësve ka qenë i armatosur, i cili ka mundur t’i shpëtojë policisë, transmeton Express.
Në pranga ka përfunduar 30-vjeçari, Armando Demiri, ndërsa është shpallur në kërkim 29-vjeçari me iniciale D.S.
Policia ka ngritur pika kontrolli të shumta dhe po ushtron kontrolle në banesën e D.S apo të afërmve ku mendohet se fshihet me qëllim arrestimin e tij. /b.d