Diamanti i lidhur me një zinxhir të ari është gjetur në një qante në katet e larta të klasës së parë në anijen e Titanikut e cila gjendet në fund të detit të Oqeanit Atlantik të Veriut.
Medaljoni i përkiste një prej pasagjerëve të Titanikut, e cila ishte në këtë aksident të tmerrshëm ku dhe kishte humbur burrin e saj.
Medalioni dhe bishti i dhelprës që përdorej si dekorim nga zonjat, janë vetëm disa prej objekteve të gjetura në valixhe që i përkiste pasagjerit të klasit të parë Virginia Esteli McDowel Clark dhe burri i saj Walter Miller Clark.
Këto gjetje do të paraqiten në ekspozitën në Hotel Luxor dhe Kazino në Las Vegas me rastin e 105-vjetorit të fundosjes së anijes.
Clarket ishin në muajin e mjaltit në Evropë, kështu që ata vendosën të ktheheshin në shtëpi duke qenë pjesë e lundrimit të anijes së famshme Titanik, por që nuk arritën kurrë në destinacionin e tyre.indeksonline
c.a