Partia Nisma, me një deklaratë të vetën, pasi kryetarin e komunës së Prizrenit Ramadan Muja e akuzon për krim e korrupsion, thekson se në mungesë të guximit dhe vizionit, për të menaxhuar me paranë e qytetareve, mbi tre milion euro ka investuar në rrugën e cila e lidh lagjen “Arbana” dhe “Dardania”, e cila shfrytëzohet vetëm nga një familje, transmeton Koha.net.
Deklarata shton se investimet e pamatura dhe te pa analizuara për shumë vite e shoqërojnë qeverisjen komunale në Prizren, e cila ditëve të fundit në theks të veçantë ka hapur shumë tenderë për investime në fusha të ndryshme, deri sa në anën tjetër ka projekte që kanë filluar tash e tetë vjet dhe nuk kanë përfunduar, siç është rasti i shtëpisë së kulturës në Zhur dhe në Hoçë të Qytetit.
Memorandumet për financime të përbashkëta ndërmjet Ramadan Mujes dhe disa ministrive, sipas kumtesës, nuk janë asgjë tjetër, përveç mashtrim që praktikohen gjatë viteve zgjedhore, citohet Koha. (b.an)