Policia e kryeqytetit ka arrestuar mbrëmjen e djeshme 4 persona, të cilët kanë tentuar të korruptojnë efektivët përmes parave.
Në videon e postuar nga Policia e Tiranës shihet në një moment që pasagjeri I njërës prej makinave të ndaluara tenton të korruptojë efektivin e policisë duke i zgjatur së bashku me dokumentat 20 euro… teksa i thotë me gjysëm zëri që “Të pijë një kafe”.
Më konkretisht të arrestuarit janë:
– Edion N., 34 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Fiat”, i cili ka tentuar të korruptoi punonjësit e policisë rrugore me shumën monetare prej 5000 Lekë të reja, në momentet që drejtuesia e automjetit shtetasja E. H., ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit.
– Klinti S., 23 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Mercedes Benz”, i cili ka tentuar ti japi punonjësit të policisë rrugore shumën monetare prej 20 Euro, në momentet që drejtuesia e automjetit shtetasja L. Ç., nuk dispononte lejen e drejtimit me vete.
– Emiljano M., 30 vjeç, drejtues i automjetit tip “BMË”, i cili në momentin që ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, ka tentuar ti japi punonjësit të policisë rrugore shumën monetare prej 100 Euro.
– Jetmir M., 38 vjeç, banues në Kosovë, është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, me shpejtësi tej normave të lejuara, ka tentuar ti japi punonjësit të policisë rrugore shumën monetare prej 15 Euro.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve të sipër përmendur.