Ka shkuar në 15 persona numri i të arrestuare si të dyshuar për vrasjen e 18- vjeçarit shqiptar Albert Dreni.
Ky i fundit ka mbetur i vrarë në 3 Korrik 2016 në një tramvaj në Porta Ludovica, Milano, pas sulmit nga anëtarë të bandës famëkeqe latine MS 13.
Dreni ishte duke mbrojtur një mikun e tij, që ishte ngatërruar nga anëtarët e bandës latine, me një pjesëtar të një bande tjetër rivale, kur është sulmuar me thikë shkruan Panorama.
Pasditen e djeshme, agjentët e skuadrës së policisë lokale kanë ekzekutuar dy masa të arrestit me burg për një 18-vjeçar dhe një 19-vjeçar nga El Salvadori, me akuzën e vrasjes së shqiptarit.
Gjithashtu, edhe dy 18-vjeçarë të tjerë janë vënë në pranga. Të katërt ishin prezent në sulmin ndaj shqiptarit. Albert Dreni, vdiq në spital pas 11 ditësh në agoni./a.m.