• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Petimezas i shtypte librat me nga 5 a 7 kopje

by Frrok Çupi
15/11/2024 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi
Që prej disa vitesh, gazetarë dhe shoqata të gazetarëve grek, si dhe studiues të tjerë, janë vënë në kërkim të librave të autorit Petimezas. Në një prej këtyre ekspeditave kam marrë pjesë së bashku me kolegët e mi të Greqisë, lart në fshatrat e Peloponezit. Petimezas ishte një gazetar i famshëm në Greqi, me një personalitet të fortë, luftëtar i shquar kundër Nazizmit, që doli nga lufta e
Dytë si njeri i mendjes dhe i penës.
Petimezas ka shkruar shumë libra; të paktën kështu mendohet sipas dëshmive të miqve të afërt dhe sipas titujve që përmenden. Por bibliotekat dhe arkivat nuk i kanë këta libra. Petimezas i shtypte librat me nga 5 ose 7 kopje secili; kjo është arsyeja pse librat nuk gjenden sot.

Pse kaq pak kopje çdo libër?
Sot, këtu në Panairin e Librit të Tiranës, kanë mbërritur kamionë e vagonë me libra, nga anë e anës. Edhe një ‘shkrimtar’ fshati larg në periferi, nuk heziton ta botojë librin e tij letrar me disa qindra kopje- të paktën. Pra nuk është punë parash. Aq më pak autori grek Petimezas nuk e kishte ‘hallin te paratë’ kur vendoste vetëm 7 kopje një libër. Ai erdhi nga Lufta si një personalitet i lartë në elitën e Greqisë; iu propozua posti i kryeministrit…, pastaj i ministrit të Jashtëm… Pranoi vetëm postin e drejtorit të Radios Nacionale të Greqisë.
Nuk po flas për shkrimtarë të rëndomtë që duke u shtyrë te dera e panairit me një duzinë librash thuajse pa vlerë, me anë të librit tentojnë të venë gurin e parë të identitetit. Jo, Petimezas vinte nga maja më e lartë për te libri ku shpalosej dituria dhe eksperienca e gjerë.
Një ditë prej ditësh, autori i disa librave ‘i velur’ me atë jetë që kishte ngjeshur nëpër miliona shkronja, librin e fundit e la në dy kopje për dy bijat e tij, dhe njëkohësisht shkroi një copë letër: “U lodha duke pritur vdekjen”. Kaq e kishte.
Por pse vetëm 5 a 7 kopje një libër?
Një kopje për të shoqen që shkoi më herët; dy kopje për dy bijat; një për të shoqen, një kopje për vete dhe të tjerat në varësi sa miq kishte. Herë kishte edhe tre miq dhe i duhej të shtypte 7 kopje; por mund të kishte vetëm një mik dhe atëherë bënte 5 kopje gjithsej.
Një jetë të tërë, njerëz që duan Petimezas dhe letërsinë e tij, janë në kërkim të njërit prej shtatë librave të tij. Në malet e Peloponezit, ku ka edhe varrin e tij, ka më shumë gjasa që të ketë mbetur ndonjë kopje. Filozofia e Petimezas mbi letërsinë dhe gazetarinë duket se endet maleve edhe sot. Është vetë filozofia e vlerës: Nëse libri u duhet njerëzve, ata le ta kërkojnë e ta gjejnë. Po nuk e gjetën, e ça pastaj!, ka plot libra ‘aq të mira e më të mira se të miat’. Edhe po kërkove identitet a integritet të fortë si Petimezas, këtë duhet ta kërkosh, madje të djersish nëpër malet e gërxhet që të sjell jeta përpara.
Kjo ishte filozofia e tij që tani jeton.

E kam parë Ismail Kadarenë në Panairet e shkuara të Tiranës, tek qëndronte pranë stendës së librit të tij, si një njeri i zakonshëm. Madje ‘autorët e fuqishëm’ që vijnë me makina luksoze, me ekrane, me radio e më the të thashë- këta binin nnë sy. Këtyre u hapej rruga; Kadare ishte diku si gati i padukshëm. Sivjet është viti i parë që Kadare nuk ndodhet mes nesh, dhe kjo është humbja e madhe. Vetë Festivali (Panairi) i Librit, këtë vit mund të mos ishte hapur fare; kjo do të ishte e mira. Në nderim të Ismail Kadaresë. Panaire vijnë aq pa fund sa ç’ka njerëz koti pa fund, autorë të pa talentuar, abuzivë, matrapazë… Por Kadare nuk vjen.

Petimezas, siç duket e kishte ndjerë këtë. Ai vendosi që kur të mos ishte ai, të mos ishte as libri i tij nëpër vulgaritet të Panaireve.

Next Post
U mor i pandehur nga SPAK, Plarent Ndreca shkon në Prokurorinë e Posaçme, ja për çfarë  akuzohet

U mor i pandehur nga SPAK, Plarent Ndreca shkon në Prokurorinë e Posaçme, ja për çfarë akuzohet

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Madhështor ky shkrim hyjnor i dashur Frrok.
    I shton edhe më shumë, vlerat e tua, që nuk janë të pakta.
    Nder e respekt.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çupi: Protesta në Tiranë ishte “marrëzi”, u kthye sërish në foltore të Berishës

Çupi: Protesta në Tiranë ishte “marrëzi”, u kthye sërish në foltore të Berishës

July 6, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Tashmë është protesta e Saliut”, Balla ironizon protestën me flamingo

July 6, 2026
Oficeri izraelit i policisë filmohet duke hedhur granatë në një makinë në Bregun Perëndimor

Oficeri izraelit i policisë filmohet duke hedhur granatë në një makinë në Bregun Perëndimor

July 6, 2026
Prezantohen nismat e reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE, Pirdeni: Prioritet, investimi te kapitali njerëzor

Prezantohen nismat e reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE, Pirdeni: Prioritet, investimi te kapitali njerëzor

July 6, 2026
A është anarkia e popullit që propozon protesta, më e mirë se Shqipëria e sotme?

A është anarkia e popullit që propozon protesta, më e mirë se Shqipëria e sotme?

July 6, 2026
Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

July 6, 2026
Ligji “Antimafia” ndez debate në Komisionin e Ligjeve, dyshime se pasuritë e sekuestruara u kthehen personave të goditur

Ligji “Antimafia” ndez debate në Komisionin e Ligjeve, dyshime se pasuritë e sekuestruara u kthehen personave të goditur

July 6, 2026
Degradimi i sotëm i përfaqësimit partiak dhe kurimi i domosdoshëm i parlamentarizmit

Degradimi i sotëm i përfaqësimit partiak dhe kurimi i domosdoshëm i parlamentarizmit

July 6, 2026
Protesta degjeneroi në akte dhune, Meçe: Financohen me shuma të mëdha parash nga një “dirigjent” jashtë Shqipërisë

Protesta degjeneroi në akte dhune, Meçe: Financohen me shuma të mëdha parash nga një “dirigjent” jashtë Shqipërisë

July 6, 2026
“SHBA vrau babain tonë”, mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

“SHBA vrau babain tonë”, mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In