• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha falënderon Metën dhe Idrizin: Qeveria komplot me lobingje në SHBA. Jo dialog fasadë

by Java News
06/04/2017 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka aluduar sërish për komplot të qeverisë dhe ndërkombëtarëve që mbështesin republikën e vjetër. Sipas liderit të opozitës, “lobistët e paguar me paratë e drogës në BE dhe lobisti i paguar në Washington me paratë e ARMO-s po mbajnë në këmbë republikën e vjetër”

“Miliardat e drogës paguajnë lobistë të BE-SHBA për të mbajtur në këmbë republikën e vjetër. Ky është komploti me i poshtër dhe tinzar në histori. Kemi një qeverisje fadasë, një qeveri kukullash. Lobistët e paguar me paratë e drogës në BE dhe lobisti i paguar në Washington me paratë e ARMO-s po mbajnë në këmbë republikën e vjetër. ARMO financon lobingje të ndyra në Uashington kundër interesave të shqiptarëve“, tha Basha në çadrën e protestës.

Basha insistoi sërish në kërkesën e tij për qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai tha se nuk do të pranojë të bëjë pazarë për të mbajtur në këmbë republikën e vjetër. Basha shtoi se nuk do të pranojë kurrë një dialog fasadë, që, sipas tij, do të ketë si qëllim të garantojë vazhdimin e pushtetit të Ramës dhe qeverisë së inkriminuar.

“Nuk bëjmë pazar për mbijetesën e republikës së vjetër. Duan të mbajnë me çdo kusht në këmbë qeverine e krimit. Nuk duan një dialog ashtu siç e ka përcaktuar populli me 18 shkurt. Duan dialog fasadë me fjalime të përgatitura ashtu siç bënë një vit më parë. Monologje shterpë nuk pranoj dhe nuk do të pranoj. Jemi të hapur për një dialog të vërtetë politik me dy objektiva: ndërtimin e qeverisë teknike më mbështetje të gjerë politike dhe përcaktimin e mandatit të kësaj qeverie për dekriminalizimin e institucioneve, luftën kundër drogës dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Teksa ftoi të gjithë faktorët politikë të përgjegjeshëm, Basha falënderoi edhe Metën dhe Idrizin për qëndrimet e mbajtura.

“Ftoj dhe mirëpres çdo faktor politik të përgjegjshëm.  Mirënjohje njërit nga partnerët e koalicionit për përgjegjshmërinë e treguar para 3 ditësh dhe mirënjohje PDIU për qëndrimin e saj”, tha Basha./javanews

a.ç

 

 

Next Post
Toshiba po krijon HDD 8TB

Toshiba po krijon HDD 8TB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com