• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëm 40.6% të kënaqur me qeverinë, por vetëm 32.4% votojnë sot për PD-në

by Eduard Zaloshnja
15/11/2024 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një sondazh që prezantova mbrëmë në report TV (https://shqiptarja.com/lajm/a-do-ja-heqetrump-non-graten-sali-berishes-termometri-politik-per-nentorin-sondazhi-ekskluziv-ne-bashkepunim-me-eduard-zaloshnjen-neser-ne-report-tv-ora-2100 ), rezultoi se vetëm 40.6% e zgjedhësve të prirur për të votuar (këtu dhe në emigracion) kanë një vlerësim pozitiv për punën e qeverisë në përgjithësi. Nga ana tjetër, vetëm 32.4% e zgjedhësve të vendosur për të votuar qysh sot (këtu dhe në emigracion) janë gati të votojnë për partinë më të madhe opozitare, PD-në.

Hendekun e madh mes këtyre dy shifrave e mbushin zgjedhës që votojnë sot për parti të vogla dhe votues që janë të prirur për të votuar, por që janë ende të lëkundur.

Po pse vetëm 1/3 e atyre që janë të vendosur të votojnë qysh sot ia japin votën PD-së, partisë më të madhe opozitare?

Në krye të saj është një 80-vjeçar që iku nga pushteti pasi mori 1 milion “shuplaka” elektorale në zgjedhje para 11 vjetësh, dhe që u rikthye me vrull në krye të PD-së vetëm pasi po i ngushtohej laku i drejtësisë për çështje penale si “Klubi Partizani”, “21 janari”, etj. Votuesit e zonës gri e nuhasin siç duket këtë gjë, dhe vetëm simpatizantët e tij të flaktë janë gati qysh sot të votojnë për PD-në.

Fakti që kryetari aktual i PD-së është 80-vjeçar dhe synon të rikthehet në pushtet pas një dështimi elektoral, nuk e përjashton mundësinë e suksesit të tij. Tek e fundit, Trumpi është 78 vjeç dhe u rikthye në pushtet, pasi iku prej prej pushtetit me zgjedhje. Por në rastin e Trumpit, ai iku nga pushteti vetëm për 44 mijë vota (sa popullsia e Pogradecit) në katër shtete kyçe të federatës amerikane (në gjithë SHBA-në votuan plot 160 milionë zgjedhës kur humbi Trumpi). Ndërsa kryetari aktual i PD-së iku nga pushteti me 1 milionë “shuplaka” elektorale, kur votuan gjithsej 1.72 milionë shqiptarë…

SHËNIM: Partive të reja ia japin votën 14% e atyre që janë të gatshëm të votojnë qysh sot.  Por përvoja e gjatë e sondazhve parazgjedhore në Shqipëri ka treguar se partitë e reja dalin mirë në sondazhe shumë muaj para zgjedhjeve, por treten si kripa në det mujin e fundit të fushatës zgjedhore. Si rezultat, shumica dërrmuese e mandateve ndahen zakonisht mes dy partive të vjetra kryesore. Të shohim nëse kësaj rradhe, partitë e reja nuk do treten si kripa në det…

Next Post
Celibashi: 9.4 mld lekë për zgjedhjet! Kreu i KQZ kërkon më shumë fonde sesa ato të parashikuara në buxhet

Celibashi: 9.4 mld lekë për zgjedhjet! Kreu i KQZ kërkon më shumë fonde sesa ato të parashikuara në buxhet

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Te jeshe i sigurte,ti qe shkruan ne menyre te nji aneshme,partite e reja jo vetem,nuke do treten ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2025.Kto partite do votohen nga shumica e shqiptarve,do varrosen partite mashtruese,hajdute e vrastare te 34 viteve.Perfundimisht 2 monstrat ai i vicidolit,e ai cepanit,me kta te dy,do jete edhe ortaku i tyr k/hajduti edvin karapushti.Te tre do varrosen nji here e pergjthmone ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2025.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In