Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi ka reaguar pas lajmit se KQZ do të kryejë riverifikim të formularëve të disa deputetëve, mes të cilëve edhe atë të Eduard Halimit.
Ai ka sqaruar se nuk ka asnjë problem me drejtësinë, por gjithçka lidhet me një ngatrresë në emrin e tij.
Reagimi i deputetit te PD, Eduard Halimi:
U njoha sot me nje kerkese te KQZ per te verifikuar formularin e vetedeklarimit te disa deputeteve, perfshi dhe emrin tim.
Deshiroj t’ju informoj ju dhe opinionin publik se nuk ka asgje ne jeten time qe te kete lidhje me ndonje te dhene penale e aq me pak kriminale. KURRE, ASNJEHERE.
Ne formularin e vetedeklarimit te dorezuar ne kohe nuk ka asnje mosdeklarim per te penguar apo fshehur ndonje te dhene penale dhe aq me pak kriminale, apo verifikim ne baze te ligjit te Dekriminalizimit. KURRE NE ASNJE RAST.
Pas nje interesimi qe bera pas njoftimit mesova se behet fjale per saktesimin e te dhenave ne gjendjen civile ku ndryshon NJE GERME. E verteta eshte germa ka qene aty qe prej lindjes sime por gjate transferimit te gjendjes civile te familjes nga Korca ne Tirane, gabimisht nga punonjesit e gjendjes civile eshte harruar GERMA.
Ky saktesim ne zyrat e gjendjes civile ne Tirane eshte bere per gjithe familjen ne “Halimi” sic eshte mbiemri prej lindjes sime, babait dhe nenes, mbiemer qe mban dhe fisi qe jeton aktualisht ne Korce dhe jo “Halim” sic ishte shkruar gabimisht ne zyrat e gjendjes civile ne Tirane.
Ne dokumentet arsimore dhe punesimit figuron ky mbiemer ndersa emri ne disa diploma ishte me “t” dhe ne disa me ”d”.
Ky gabim gjate trasferimit te te gjendjes civile eshte ndrequr para me shume se dhjete vite rreth me pare dhe nuk eshte bere asnje ndryshim pasi me kete emer e mbiemer jam lindur dhe rritur deri me sot. Doja te ndaja me ju kete njoftim ne menyre qe te jeni te qete se nuk ka dhe nuk do te kete kurre ne jeten time asgje per te fshehur, asnje te dhene per te mbuluar dhe asnje grimce balte per te hedhur mbi mua. Kaq, Thjesht dhe sakte.
/a.m.