Stadiumi Kombëtar “Qemal Sata” po merr formë dita ditës. Punimet janë inspektuar dhe nga kreu i Bashkisë Veliaj sëbashku me kryetarin e Firences Dario Nardella. “ Inspektova Arenën Kombëtare bashkë me kryetarin e Firenzes Dario Nardella. Arkitektë fiorentinë, mjeshtra shqiptarë, cilësi evropiane”, shkruan Veliaj në Facebook.
Stadiumi do t’i shërbejë jo vetëm skuadrës sonë Kombëtare, por edhe si qendër multifunksionale për qytetarët, shërbime dhe argëtim gjatë gjithë ditëve të javës.
Ndërtimi i stadiumit, jo vetëm do të rigjallërojë jetën e kryeqytetit, por do të garantojë edhe 4 sheshe të reja dhe 300 vende parkimi.
Në përfundim të këtij projekti, pritet që të ketë impakte pozitive edhe në rritjen e vlerës së pronës për qytetarët, ndërkohë që kantieri ku po punohet për stadiumin e ri ka krijuar edhe vende të reja pune.