Sipas mediave lokale, ngjarja e rëndë ndodhi në lokalin e Skënder I. nga Maqedonia, ndërsa viktimat janë 28-vjeçari Mirjan B. dhe 39 vjeçari Gent S… I plagosuri rëndë që ndodhet jashtë rrezikut për jetë është 24-vjeçari Festim D., shkruan “20min.ch”.
Viktimat dhe i plagosuri ishin shokë, ndërsa fotoja ku shfaqen bashkë është shkrepur disa ditë përpara sulmit në “Cafe 56”. I afërmi i Mirjanit, njërit nga viktimat nuk i di arsyet e sulmit dhe thotë se e gjithë familja e tij është befasuar: “Për të tjerët ai jepte edhe kafshatën e fundit. Ishte mjaft miqësor.” Ndër të tjera mësohet se personi që ka hapur zjarr në drejtim të tavolinës ku qëndronin shqiptarët ka qëlluar në fillim Festimin, ndërsa Mirjani ngrihet në këmbë për t’i marrë armën, por goditet për vdekje bashkë me Gentin.
Shqiptarët qëndronin si turistë në Zvicër. Të afërmit e viktimave tregojnë ndër të tjera se edhe autorët mund të jenë shqiptarë. “Cafe 56”, njihej si një vend-takimi për shqiptarët e zonës. Lokali më përpara njihej dhe si vend ku shpërndahej drogë.
ma.me