Partia Demokratike dhe gjashtë partitë aleate me të paralajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit nëse nuk formohet qeveria teknike.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot në selinë blu një takim me partitë aleate, pas takimit me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Në fokus të këtij takimi ka qenë unifikimi i qëndrimit të partive opozitare sa i takon raporteve me mazhorancën dhe kushteve të vendosura nga PD për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura, krerët e partive aleate kanë rënë dakord me propozimin e Bashës për të tërhequr regjistrimet nga KQZ.
Më herët, kryetarët e 10 partive të djathta, aleate të Partisë Demokratike, thanë se do të referojnë dokumentet në KQZ brenda afatit të parashikuar në Kodin Zgjedhor, ndërsa Balli Kombëtar dhe Aleanca Demokratike janë regjistruar tashmë. /b.d