• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

Muze i përbashkët/ Dy shtëpitë-muze të Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit të aksesueshme për vizitorët

by S T
07/11/2024 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy shtëpitë-muze, ajo e shkrimtarit Ismail Kadare dhe Dritëro Agollit, dy prej kolosëve të letrave shqipe, bashkëkohësve të cilët për një kohë të gjatë kanë jetuar në të njëjtin pallat tek “Rruga e Dibrës” në kryeqytet tashmë do të funksionojnë si një guidë e vetme për të gjithë vizitorët.

Drejtoresha Anisa Ymeri tregon se muzeu do t’i propozohet vizitorit si një itinerar i vetëm.

“Ky do të jetë një muze i përbashkët, sigurisht që secili nga këta dy figura të rëndësishme të historisë së mendimit, jo vetëm të letërsisë shqipe ekziston më vetë. Por, duke qenë se ata kanë jetuar në të njëjtin pallat, ajo që do t’i propozohet vizitorit është një itinerar i vetëm”, tha Ymeri.

Objektet, sendet personale, librat, copëza kujtimesh, e një pjesëz jete gjenden brenda shtëpive muze të cilat janë të aksesueshme për çdo vizitor.

“Kjo është një histori komunizmi me jetën e banorëve jo të zakonshëm të saj brenda dhe këtu ka vërtet shumë për të treguar. Sidomos kur brenda këtyre ambienteve gjenden objektet, sendet personale, bibliotekë e shkrimtarëve dhe kjo e bën më interesante. Edhe për të rinjtë apo studentë e bën një pikë referimi për të mësuar më shumë jo vetëm si pjesë e mësimeve shkollore, por edhe për kuriozitet”, thekson Ymeri.

Ymeri rrëfen se synimi është që dy shtëpitë-muze të funksionojnë si një hapësirë mendimi, me takime dhe biseda rreth jetës dhe veprimtarisë së dy shkrimtarëve.

“Synimi im kryesor është që ky muze që është një, por janë edhe dy, të jetë një hapësirë mendimi, ndaj do të synohet shumë, leksione të hapura, ekspozita të përkohshme për të prekur aspekte të jetës profesionale dhe personale të shkrimtarëve”, tha Ymeri.

Që pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare në shtëpinë e tij muze ka pasur një interes të lartë vizitorësh, turistësh, por edhe lexuesish të tij besnik, ndërsa ky do të jetë panairi i parë i cili shoqërohet me mungesën fizike të shkrimtarit Ismail Kadare.

Next Post
Bota e Donald Trump

Bota e Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com