• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Harrohen” tensionet për Belerin? Rinisin bisedimet Shqipëri-Greqi për pensionet

by S T
07/11/2024 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë rinisur kontaktet për një marrëveshje të mundshme mes dy vendeve për njohjen e pensioneve.

Ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga është pritur lidhur me këtë çështje në një takim prej ministres greke të punës dhe çështjeve sociale Niki Kerameos.

Në deklaratën për shtyp të shpërndarë nga zyra e kësaj të fundit, sqarohet se është fjala për një proces bashkëpunimi mbi gjetjen e rrugëve dhe strategjive të përbashkëta për zgjidhjen e një sërë problematikash që shqetësojnë shërbimet sociale në të dy vendet.

Në qendër të diskutimit ishte marrëveshja për njohjen reciproke të pensioneve, që synon të mbulojë shtetasit shqiptarë dhe grekë. Nga marrëveshja, e cila është parashikuar të ndjekë një model të ngjashëm me atë të zbatuar me Italinë, llogaritet të përfitojnë mbi 800,000 shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Kjo ujdi pritet të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mirëqenies sociale të komunitetit shqiptar në Greqi, si dhe në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë dhe Greqisë në fushën e mbrojtjes sociale dhe sigurisë shoqërore.

Shqipëria ka finalizuar së fundmi 17 marrëveshje ndërkombëtare në fushën e sigurimeve shoqërore, duke dëshmuar angazhimin e saj për zgjerimin e mbrojtjes sociale për shtetasit shqiptarë në vende të ndryshme të botës. Pala greke shprehu gjithashtu gatishmërinë për të avancuar me raundin e tretë të negociatave, një hap i cili përforcon vullnetin për të thelluar bashkëpunimin në këtë drejtim.

Kjo marrëveshje konsiderohet një hap pozitiv drejt përmbushjes së nevojave të komunitetit shqiptar në Greqi, dhe një avancim i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve të qëndrueshme mes dy vendeve.

Next Post
“E vret për 120 mijë euro?”/ Planifikoi eliminimin e gruas, Apeli i GJKKO dënon me 4 vjet e 8 muaj burg Alban Bengasin

"E vret për 120 mijë euro?"/ Planifikoi eliminimin e gruas, Apeli i GJKKO dënon me 4 vjet e 8 muaj burg Alban Bengasin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com