• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthimi i Trump si President, ish-ambasadorja në SHBA: S’pritet të ketë ndikim për Shqipërinë

by A R
07/11/2024 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhja e Donald Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ish-ambasadoren e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber nuk do të ketë ndikim në vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. E ftuar në studion e RTSH24, ajo theksoi se ka dekada që përpos ndryshimit të udhëheqësve, SHBA ka qenë mbështetëse për të gjithë vendet e rajonit.

“SHBA kanë luajtur një rol vendimtar në sigurinë në të gjithë vendet e rajonit dhe Ballkanit Perëndimor. Kemi kërkuar vetë që kjo vëmendje të vijojë. Nuk ka asnjë tregues që kjo politikë në raport me vendet e rajonit do të ndryshojë. Ka dekada që, përpos ndryshimit të udhëheqësve, SHBA ka qenë shumë mbështetëse për të gjithë vendet tona, për të gjithë aspiratën në rrugën drejt integrimit drejt BE-së, për demokratizimin e jetës, për sistemin e rregullimit të gjitha problematikave në sistemin e drejtësisë, luftës së korrupsionit, zhvillimit ekonomik apo bashkëpunimit mes vendeve.

Besoj që asnjëra nga këto drejtime nuk do të ndryshojë. Besoj që Shqipëria dhe shqiptarët në rajon kanë mbështetje shumë të madhe dhe në Kongres dhe në Senat. Mendoj që komuniteti shqiptar, apo dhe ambasadat, Shqipërisë dhe Kosovës do të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e numrit të anëtarëve të çështjeve shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve”, tha ish- ambasadorja.

Ish- ambasadorja u shpreh se premtimet e Trump për ndalimin e luftës mbeten për t’u parë, por theksoi se ka  pritshmëri se ai do të luaj një rol pozitiv në drejtim të paqes.

“Premtimet e Trump do t’i shohim më vonë. Jo për ta ndaluar luftën por e ka deklaruar si hapin e parë për ndalimin e luftës. Do ishte një fitoret  e mëdha të tij. Ka një pritshmëri që ai do të luaj një rol pozitiv në drejtim të paqes, për të dy frontet e luftës”, tha ajo.

/a.r

Next Post
Izolohen rastet e para me grip, Bino: Edhe këtë dimër do të ketë Covid

Izolohen rastet e para me grip, Bino: Edhe këtë dimër do të ketë Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com