Bizneset nuk duhet të pranojnë inspektorë të pacertifikuar. Thirrja vjen nga kryeinspektori Shkëlqim Hajdari i cili apeloi që bizneset të mirëpresin inspektorët për inspektimet online.
Hajdari: T’i krijojnë kushtet trupave të inspektimit që ato t’i bëjnë inspektimet në përputhje me ligjin, ti krijojnë dokumentacionet që kërkojnë nëbazë të ligjit dhe nga ana tjetër të kërkojnë që inspektorët të kenë kartat e inspektimit dhe pajisjet. Në rastet kur inspektorët duan ta bëjnë inspektimin jo sipas ligjet të njoftohet menjëherë inspektoriati.
Gjatë inspektimit të një prej fasonerive në Tiranë, Hajdari tha se kjo formë e re e inspektimit që bëhet për herë të parë në një vend të Ballkanit, synon që brenda qershorit inspektimet online të shtrihen në të gjithë vendin.
Hajdari: Ne jemi të vendosur që inspektimin online pasi ta pilotojmë fort në Tiranë ta shpërndajmë në të gjithë Shqipërinë. Inspetkimet online janë një risi dhe ndihmë e madhe.
Inspektori i Shëndetit për Tiranën Gjergji Koja tha se kjo risi ndihmon jo vetëm inspektorët por edhe biznesin pasi çdo akt është i pasqyruar online.
Koja: Nuk lëshohet më asnjë autorizim me letra siç lëshohej deri sot. Tani inspektimet janë online dhe gjithcka është e verifikueshme.
Përmes faqes online të inspektoriatit qëndror të gjitha bizneset mund të njihen me dokumentet që kërkohen nga inspektorët në rastet e inspektimeve online. Po ashtu për çdo rast abuzimi bizneset kanë të drejtën e ankimimit dhe të denoncimit./ora/a.k