• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrugët me pagesë, qeveria krijon Entin Kombëtar të Operimit Rrugor

by A R
06/11/2024 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveri vendosi të mërkurën për krijimin e shoqërisë aksionare, me kapital 100 (njëqind) % shtetëror, me emërtimin “Enti Kombëtar i Operimit Rrugor”, me qëllim ofrimin e shërbimit të operimit për mundësimin e aksesit në rrugë të përdoruesve.

EKORR, sh.a.-ja, ofron kundrejt pagesës shërbimin e operimit dhe çdo shërbim tjetër, në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfaqëson shtetin si pronar të 100 (njëqind) % të aksioneve të shoqërisë dhe brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi ndjek procedurat e nevojshme ligjore për themelimin dhe miratimin e statutit të shoqërisë aksionare; regjistrimin e shoqërisë aksionare në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

“Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë aksionare të jetë 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë. Vlera prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh transferohet nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pranë shoqërisë EKORR, sh.a., menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.”, thuhet në vendim.

Objekti i veprimtarisë

EKORR, sh.a.-ja, ka si objekt të veprimtarisë operimin e rrugëve me pagesë; mirëmbajtjen e infrastrukturës së operimit, e cila përfshin sistemin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje-daljeve në rrugë, sistemin elektronik për mbledhjen e tarifave dhe serverat e nevojshëm për mbajtjen e përpunimin e të dhënave dhe të arkëtimeve përkatëse; prodhimin dhe shpërndarjen e biletave të pajtimit mujor (aboneve) për përdoruesit e rrugëve me pagesë; arkëtimin e tarifës në rrugët me pagesë; monitorimin dhe koordinimin e shërbimit të operimit në rrugët me pagesë, operimi i të cilave kryhet nga shoqëritë koncesionare përkatëse; sigurimin e sistemeve dhe aplikacioneve elektronike për menaxhimin dhe përdorimin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje-daljeve në rrugë, për mbledhjen e tarifave dhe serverave të nevojshëm për mbajtjen dhe përpunimin e të dhënave e të arkëtimeve përkatëse.

Për rrugët me pagesë, të cilat nuk janë në kontrata koncesioni dhe mirëmbahen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, EKORR, sh.a.-ja, lidh marrëveshje të veçantë me Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Në marrëveshjen e veçantë, ndër të tjera, parashikohen dispozita për arkëtimin e tarifës dhe të ardhurave të tjera nga operimi i rrugës, si dhe për tarifën që EKORR, sh.a.-ja, përfiton për kryerjen e veprimtarive përkatëse.

EKORR, sh.a.-ja, mund të ofrojë shërbime të tjera shtesë për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit, fushën e veprimtarisë dhe statutin e saj.

Financimi

Shoqëria aksionare financohet nga të ardhurat e veta nga ofrimi i shërbimeve dhe burime të tjera të ligjshme. Të ardhurat e shoqërisë aksionare përdoren për ushtrimin e veprimtarisë së saj.

Burimi i të ardhurave të EKORR, sh.a.-së, janë  të ardhurat nga tarifa vjetore që përftohet nga shoqëritë koncesionare që kryejnë shërbimin e operimit në rrugët kombëtare me pagesë; të ardhurat nga tarifa që përftohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar; të ardhurat nga arkëtimi i tarifës në rrugët me pagesë; të ardhura të tjera të ligjshme të cilat vijnë nga kryerja e veprimtarive; të ardhura të tjera të lejuara, si: grantet dhe huatë.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i siguron shoqërisë aksionare mjediset e punës, të nevojshme për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi për krijimin e kapitalit fillestar të shoqërisë, në vlerën 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2024, në programin “Transporti rrugor”.”, thuhet vendim.

/a.r

Next Post
Gara/ Zgjedhjet Presidenciale, Trump mund të shpallë në korrik kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë

Nga aborti te luftërat e taksat, premtimet kryesore të bëra nga Donald Trump gjatë fushatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 19, 2026
Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

September 19, 2026
Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

September 19, 2026
Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

September 19, 2026
Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat për muajin nëntor

Kokëfortë në dashuri dhe të vështirë për t’u bindur, 4 shenjat e horoskopit që nuk heqin dorë lehtë nga mendimi i tyre

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com