50 organizatat më në zë të shoqërisë civile kanë nisur një peticion në mbështetje të reformës në drejtësi.
Kësaj thirrje qytetarët i janë përgjigjur masivisht. Në Tiranë siç shihet edhe në fotot e mëposhtme ka një dyndje të qytetarëve që firmosin Pro Reformës. Një dëshmi e qartë e mbështetjes së popullit ndaj saj, pavarësisht manovrave politike të Partisë Demokratike.
Siç shihet, ka shumë më shume qytetarë që firmosin pro reformës, sesa ka militantë të PD-së te çadra që pengon reformën.
Ndërkohë stenda të ngritura në të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë nisur prej ditës së djeshme mbledhjen e firmave nga qytetarët për të dëshmuar mbështetjen Pro Reformës dhe për të dhënë një mesazh parlamentit dhe institucioneve të tjera që të mos e pengojnë këtë reformë.
Para dy ditësh 50 organizatat u janë drejtuar krerëve të politikës shqiptare dhe ambasadorëve të huaj përmes një letre publike, duke ju bërë njëkohësisht apel deputetëve të Kuvendit të shpëtojnë Vetting-un dhe reformën në drejtësi.
Me një gjuhë diplomatike, ky peticion i drejtohet qytetarëve, për tu shprehur kundër bojkotit dhe bllokimit që Basha dhe Berisha po i bëjnë Vetting-ut dhe reformës në drejtësi në tërësi.
Letra ju drejtua krerëve të grupeve parlamentare, atyre të partive politike, Presidentit të Republikës si dhe ambasadorëve Lu, Vlahutin dhe Borchardt./lexo.al