• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gjenerali serb Dikoviç mbetet njësoj: Luftuam kundër forcave shqiptaro-terroriste

by Java News
26/02/2017 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjenerali i Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviç, në një intervistë për mediumin serb “Alo”, ka folur për akuzat e ngritura ndaj tij për krime në Kosovë.

Dikoviq akuzohet për vdekjen e 1 mijë e 400 civilëve në Kosovë, fakte të cilat janë publikuar së fundmi në filmin dokumentar të Fondit për të Drejtën Humanitare “Gjenerali Dikoviq dhe Brigada e 37 në Kosovë”, i cili u transmetua ditë më parë në KTV.

FHD e ka akuzuar gjeneralin aktual të ushtrisë së Serbisë për pjesëmarrje në krimet e luftës në Kosovë si dhe për operacionin e fshehjes së trupave të viktimave.

“Më vjen keq për të gjitha viktimat e pafajshme gjatë operacioneve ushtarake në mbrojtje të atdheut më 1999. Viktima të pafajshme ka pasur nga pala serbe, shqiptare dhe nga qytetarët tjerë në territorin e krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë, por edhe në tërë territorin e ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.

Krime ka pasur, por ushtria dhe pjesëtarët e saj ato nuk i kanë kryer, por se për çdo krim që ata kanë pasur informacione i kanë adresuar ato kundër kryerësve të tyre”, ka thënë Dikoviq në këtë intervistë, transmeton Koha.net.

Filmi i FDH-së që tregon krimet e Dikoviqit në Kosovë, i ndaluar në Serbi

Ai shton se është i bindur që filmi i ri dokumentar i FHD-së në Beograd, i punuar në bashkëpunim me FHD-në në Kosovë, “ka për qëllim të diskreditojë luftën e guximshme të të gjithë pjesëtarëve të ushtrisë dhe personelit komandues në luftën kundër forcave shqiptaro-terroriste dhe agresionit të NATO-s”.

“Në mënyrë tendencioze, me qëllime të këqija dhe pa asnjë dëshmi tentojnë të më bëjnë përgjegjës për krime, se kam urdhëruar kryerjen e krimeve kam nxitur të kryhen krime apo edhe se i kam kryer personalisht.

Në dokumentet e paraqitura në film nuk paraqitet ajo pjesa që ka të bëjë me sjelljen e ushtrisë ndaj civilëve dhe mbrojtjes së jetëve të tyre.

Ajo Brigada 37 me heroizëm është mbrojtur kundër forcave shqiptaro-terroriste dhe kundër agresionit të NATO-s dhe në ato luftime ka pasur shumë viktima, 60 të vdekur dhe 260 të plagosur, të cilat Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd nuk i përmend, dhe as që i intereson se kush i ka bërë ato, sikur të kishin plagosur vetë apo të kishin kryer vetëvrasje.

Të kujtojmë se në Drenas dhe Skenderaj aso kohe kanë jetuar mbi 15 mijë qytetarë jetët e të cilëve janë ruajtur”, ka thënë gjenerali Dikoviq, duke shtuar se “ky film dëshmon edhe njëherë se Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd ka për qëllim të zbulojë të vërtetën e tyre për krimet e kryera në territorin e Kosovës dhe Metohisë”.

Cilat ishin arsyet e medieve serbe për mos emetim të dokumentarit “Gjenerali Dikoviq dhe Brigada e 37 në Kosovë”

“Dhe duke mos i përmendur dhe harruar krimet e kryera ndaj serbëve dhe popullatës tjetër jo-shqiptare. Për krahasim, Fondi për të Drejtën Humanitare në të ashtuquajturën “Kosovë” angazhohet për të hetuar krimet kundër shqiptarëve, ndërsa Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd ekskluzivisht “heton” krimet e dyshuara të kryera nga serbët”, ka theksuar Dikoviq. (b.an)

Next Post
Chelsea i gatshëm të bëj pazar me Costan te kinezët për çmim rekord

Chelsea i gatshëm të bëj pazar me Costan te kinezët për çmim rekord

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Kush ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi

Rama: Kush ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi

July 17, 2026
Andy Burnham zgjidhet zyrtarisht lider i Laburistëve, së shpejti merr detyrën e kryeministrit të Britanisë

Andy Burnham zgjidhet zyrtarisht lider i Laburistëve, së shpejti merr detyrën e kryeministrit të Britanisë

July 17, 2026
Ministri Hoxha takon homologun serb: Të papranueshme deklaratat për “spastrimin etnik” të Kosovës!

Ministri Hoxha takon homologun serb: Të papranueshme deklaratat për “spastrimin etnik” të Kosovës!

July 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 18 korrik 2026

July 17, 2026
Programi i ri për biznesin, Ibrahimaj: Qeveria do të jetë partnere e investimeve dhe rritjes së sipërmarrjes

Programi i ri për biznesin, Ibrahimaj: Qeveria do të jetë partnere e investimeve dhe rritjes së sipërmarrjes

July 17, 2026
Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë  në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

July 17, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

July 17, 2026
Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

July 17, 2026
Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

July 17, 2026
Bitcoin tejkalon 60 mijë dollarë për herë të parë, si ndikoi Covid në rritjen e kriptovalutës

Krimi i organizuar po lëviz miliarda dollarë në asete digjitale

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In