• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qytetarët i përgjigjen thirrjes, firmoset masivisht peticioni pro Reformës (Fotot)

by A R
26/02/2017 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

50 organizatat më në zë të shoqërisë civile kanë nisur një peticion në mbështetje të reformës në drejtësi.

Kësaj thirrje qytetarët i janë përgjigjur masivisht. Në Tiranë siç shihet edhe në fotot e mëposhtme ka një dyndje të qytetarëve që firmosin Pro Reformës. Një dëshmi e qartë e mbështetjes së popullit ndaj saj, pavarësisht manovrave politike të Partisë Demokratike.

Siç shihet, ka shumë më shume qytetarë që firmosin pro reformës, sesa ka militantë të PD-së te çadra që pengon reformën.

Ndërkohë stenda të ngritura në të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë nisur prej ditës së djeshme mbledhjen e firmave nga qytetarët për të dëshmuar mbështetjen Pro Reformës dhe për të dhënë një mesazh parlamentit dhe institucioneve të tjera që të mos e pengojnë këtë reformë.

Para dy ditësh 50 organizatat u janë drejtuar  krerëve të politikës shqiptare dhe ambasadorëve të huaj përmes një letre publike,  duke ju bërë njëkohësisht  apel deputetëve të Kuvendit të shpëtojnë Vetting-un dhe reformën në drejtësi.

Me një gjuhë diplomatike, ky peticion i drejtohet qytetarëve, për tu shprehur kundër bojkotit dhe bllokimit që Basha dhe Berisha po i bëjnë Vetting-ut dhe reformës në drejtësi në tërësi.

Letra ju drejtua krerëve të grupeve parlamentare, atyre të partive politike, Presidentit të Republikës si dhe ambasadorëve Lu, Vlahutin dhe Borchardt./lexo.al

Next Post
Gjenerali serb Dikoviç mbetet njësoj: Luftuam kundër forcave shqiptaro-terroriste

Gjenerali serb Dikoviç mbetet njësoj: Luftuam kundër forcave shqiptaro-terroriste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com