David de Gea është i brengosur për spekulimet që e lidhin Thibaut Courtois me Real Madridin.
Sipas asaj që raporton Don Ballon, portieri i Manchester United, David de Gea, ka telefonuar Real Madridin për të diskutuar për interesimin për portierin e Chelseat, Thibaut Courtois, që ka kohë që lidhet me një kalim të mundshëm në Santiago Bernabeu, shkruan Gazeta Express.
Përfaqësuesi spanjoll ka kohë që lidhet me një transferim të mundshëm te 11 herë kampionët e Evropës dhe është i brengosur që belgu mund t’i zë vendin dhe t’ia mohojë atij një ditë transferimin në Bernabeu.
Kujtojmë se familja De Geas vazhdon të jetojë në Madrid dhe portieri spanjoll një ditë dëshiron ta veshë fanellën e Los Blancos, citohet “Express”. (b.an)