• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Non-grata’ uron Trumpin nga kati i tetë: Më në fund shpëtoi Amerika nga Sorosi!

by A R
06/11/2024 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump triumfoi! Kështu e nis postimin e tij kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, teksa uron presidentin e zgjedhur të SHBA-së. Sipas kreut të selisë blu, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë dhe zgjodhën për të ardhmen që meritojnë.

“Kombi i madh amerikan në zgjedhjet e tij më historike riktheu madhërishëm në Shtëpinë e Bardhë, President të 47-të të SHBA, Zotin Donald Trump. Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre dhe rikthyen, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre. Ata votuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit që ndajnë dhe mbrojnë njerëzit e lirë në mbarë botën, votuan për begatimin e tyre dhe paqen në botë”, shkruan Berisha krahas një fotoje nga atentati që iu bë kohë më parë Trump.

Sipas Berishës më zgjedhjen e Trump, amerikanët shpëtuan vendin e tyre nga George Soros.

“Me Presidentin Donald Trump, SHBA, aleatët dhe partnerët e tyre në këtë kohë luftërash janë më të sigurt se kurrë më parë. Por qytetarët amerikanë votuan gjithashtu për shpëtimin e vendit të tyre dhe jo vetëm atij nga mafia më e rrezikshme e kohërave, mafia e George Soros”.

Ai shprehu besimin se me ardhjen e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë marrëdhëniet midis dy vendeve do të njohin zhvillime të shkëlqyera.

“Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, parti simotër prej tre dekadash e Partisë Republikane, uroj përzemërsisht fitoren historike të Presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump, kandidatëve të kësaj partie në drejtimin e Kongresit të SHBA dhe shpreh besimin se marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve dhe dy partive do të njohin zhvillime të shkëlqyera. Zoti i bekoftë SHBA, kombin dhe Presidentin e tyre!”

/a.r

Next Post
Begaj uron Trump për fitoren: Shqipëria vlerëson miqësinë dhe partneritetin strategjik!

Begaj uron Trump për fitoren: Shqipëria vlerëson miqësinë dhe partneritetin strategjik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revolucioni pa popull

Revolucioni pa popull

October 31, 2026
Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

October 31, 2026
Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

October 31, 2026
Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

October 31, 2026
“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

Çupi: Berisha non grata edhe në protestën e tij! PD po lufton për numra dhe eliminimin e kundërshtarëve brenda opozitës

October 31, 2026
Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

“Kosova s’është rivale e Shqipërisë”, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes në protestat në Tiranë

October 31, 2026
Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

October 31, 2026
VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

October 31, 2026
Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

October 31, 2026
Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In