Barcelona nuk shkoi dot më shumë se barazimi 1-1 kundër Betisit, në ndeshjen që u luajt në Sevilje. Por, katalanasit me siguri që do të ankohen për arbitrimin gjatë kësaj jave, pasi nuk iu akordua një gol pasi topi kishte kaluar plotësisht vijën fatale.
Një krosim i Aleix Vidal u devijua drejt portës nga një mbrojtës i Betisit dhe topi u largua pasi e kishte kaluar vijën. Edhe pse dukej qartë që ishte gol i pastër, arbitrat nuk e akorduan.
Vetëm disa minuta më vonë, një aksion i ngjashëm dhe sërish mbrojtësit e Betisit e largojnë topin në vijën fatale, por nga përsëritja u pa se topi nuk kishte hyrë.
Golat e takimit u shënuan nga Alegria, në minutën e 75 për vendasit dhe nga Luis Suarez në minutën e 90./tch.a.k