• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Injektojmë në ekonomi 1 mld dollarë këtë vit, mandati i dytë është i yni

by Java News
29/01/2017 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në komunikimin e tij të javës në rrjetin social, Kryeministri Edi Rama ka folur për ekonominë e vendit, duke thënë se pavarësisht se për vitin që lamë pas rritja ekonomike ka shënuar (sipas FMN) 3.4%, kësaj here zhvillimi do të jetë dyfish më i lartë falë programit të qeverisë për të injektuar 1 miliardë dollarë në ekonomi, në vitin 2017. Rama ka shtuar gjithashtu se nuk parashikohet asnjë rritje taksash për shqiptarët, duke theksuar se me programin kombëtar 1 miliardë dollarë për rindërtim, vende të reja pune do të hapen si dhe do të përmirësohen dukshëm 3 sektorë të rëndësishëm, siç janë infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia.

Pavarësisht tensioneve të këtyre dy ditëve dhe “avullit të nxehtë” që ka nxjerrë LSI kundër ministrisë së brendshme, policisë së shtetit dhe kryebashkiakut të Durrësit, Rama ka preferuar që të mos prekë apo komentojë, direkt apo indirekt për këtë çështje.

Por nga ana tjetër, ai është shprehur i bindur se qeveria që ai drejton do të ecë përpara në fitoren e qershorit dhe e sigurt gjithashtu se qytetarët do të votojnë alternativën e duhur.

Programi kombëtar 1 miliard dollarë për rindërtim… do të fusim një volum të konsiderueshëm kapitali për të rindërtuar infrastrukturën rrugore, arsimore edhe shëndetësore të vendit. Ky program padyshim do të sjellë një rritje ekonomike gati dyfish të kësaj që kemi. Do të rrisë ndjeshëm punësimin dhe rritja të ndjehet në ekonominë familjare të gjithsecilit.

Mandati i parë qeverisës është vetëm pjesa e parë e një ndeshje shumë të vështirë, të cilën ne do ta fitojmë së bashku.

Mes pjesë së parë dhe të dytës  në politikë nuk ka pushim por ka zgjedhje, por për zgjedhjet kemi ende për të folur, sepse cdo ditë, deri në rënien e gongut të fushatës elektorale, për ne është një ditë e gjatë pune për të cuar përpara projektin tonë fitues… të bindur se jemi në drejtimin e duhur dhe se rruga që kemi bërë mjafton për të qenë të sigurt për drejtimin, por jo të kënaqur, përderisa pikëmbërritja ku duam të arrijmë të gjithë së bashku është ende disa vite larg./java/a.k

 

Next Post
Braçe replikon me Mustafajn: Je i paditur dhe përçmues

FOTOT/ Braçe ikën nga Tirana dhe gjen disa shokë të rinj dhe të vegjël..."më mirë me këta se me dënglat e Tiranës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

October 23, 2026
Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

10 ditë protesta në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

October 23, 2026
Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In