• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifrat, qëndrimi i policëve në Shqipëri do t’i kushtojë Italisë mbi 8 mln euro në vit

by S T
02/11/2024 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithsej 295 karabinierë dhe policë italianë, të cilët do të punësohen në qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin do t’i kushtojnë buxhetit të Romës, mbi 8 milionë euro.

Agjencia e lajmeve “La Presse” raporton se efektivët e ardhur nga Italia do të qëndrojnë në dhoma teke në dy hotele luksoze, në zonën bregdetare të Shëngjinit.

Bëhet fjalë për hotele që ofrojnë një plazh privat, një qendër Wellness, ndërsa qëndrimi përfshin akses në dy “restorante të famshme”, shkruan A2.

Sipas artikullit të detajuar kostoja vjetore e jetesës për policët dhe karabinierët që do të punojnë në dy qendrat që qeveria Meloni krijoi në Shqipëri shkon në 8.897.200 euro.

Kostoja për çdo punonjës policie është përllogaritur afërisht në 80 euro në ditë, ndërkohë që ekziston mundësia që të përdoret edhe një hotel i tretë, i së njëjtës kategori për t’i strehuar. Kjo kontratë e qeverisë italiane është nënshkruar për një vit. Kujtojmë se deri më tani edhe pse kampet në Gjadër dhe Shëngjin janë ndërtuar, brenda tyre nuk ka asnjë azilkërkues. Edhe 12 prej tyre që u vendosën fillimisht, u kthyen mbrapsht në Bari pas një vendimi të Gjykatës së Romës për emigrantët nga “vendet e sigurta të origjinës”, përcjell A2.

Sakaq, forcat opozitare në Itali e konsiderojnë marrëveshjen Rama-Meloni për ngritjen e dy qendrave për azilkërkuesit si humbje të mirëfilltë parash publike, në një kohë kur “forcat policore të vendit kanë prioritete të tjera si rritja e pagave, rekrutimet urgjente dhe blerja e pajisjeve të reja për forcën”.

Next Post
Rama: Mbi 300 mijë punonjës dolën nga informaliteti, rritje dinjitoze të pensioneve

Rama: Mbi 300 mijë punonjës dolën nga informaliteti, rritje dinjitoze të pensioneve

TË FUNDIT

RENDITJA/ “Shi” golash dhe spektakël në natën e katërt të Champions! Parisi dhe Reali kryesojnë me pikë të plota, surpriza e ka emrin Como

RENDITJA/ “Shi” golash dhe spektakël në natën e katërt të Champions! Parisi dhe Reali kryesojnë me pikë të plota, surpriza e ka emrin Como

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria zgjat gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike deri në 30 qershor 2023

Raporti: Shqipëria me taksë karboni zero në BE, çmimi i energjisë arrin 142 euro/MWh

November 5, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

November 5, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por me temperatura të ulëta e vranësira kalimtare! Parashikimi i motit për sot

November 5, 2026
Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

November 5, 2026
JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

November 5, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

November 5, 2026
Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In