IDRA ka publikuar raportin e rradhes per pandëshkueshmërine dhe opinionin publik mbi kuptimin, arsyet dhe rolin e Institucioneve.
Në raportin e IDRA për vitin 2017, Policia e Shtetit renditet përsëri e para në renditjen për ‘Besimin tek Institucionet”, me 52 pikë nga 100 të mundshme.
Mesatarja e të gjitha institucioneve është 33 pikë, duke lënë prapa presidentin, Qeverinë, Parlamentin, gjyqësorin etj.
Në krahasim më vitin 2014, ka një rënie të besimit në të gjitha institucionet, me një mesatare prej 4 pikësh.
Policia ka një rënie me 2 pikë në besueshmëri në krahasim me 2014.
Performanca e Policisë vlerësohet gjerësisht si shumë e mirë dhe e mirë, që arrin në 64 % të të pyeturve.
Ndërsa keq e shumë keq janë vetëm 10%…
Të rinjtë e moshës 16-24 vjeç kanë vlerësim 1% më mirë se ata mbi 24 vjeç.
Në përqasjen të rinj vs të rritur, për Indeksin e Besimit në Institucione, Policia e Shtetit figuron sërish si institucioni me nivelin më të lartë të besimit (55 pikë), ndërkohë Parlamenti (29 pikë), Gjyqësori, ILDKP dhe Prefekti (30 pikë), KQZ (32 pikë) dhe Prokuroria e Përgjithshme (35 pikë) janë ndër institucionet më pak të besuara.