Samsung Galaxy S8 dhe Apple iPhone 8 – smartfonët më të shumëpritur do të vijnë me nivele më të larta për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, kanë konfirmuar burime të ndryshme.
Aktualisht, Galaxy S7 është smartfoni i vetëm i cili ka raitingut IP68, nivelin më të lartë të rezistencës ndaj ujit i cili mund të qëndrojë nën ujë për gjysmë ore deri në një metër thellësi, transmeton Koha.net.
Pas tij, është edhe iPhone 7, i cili ka raitingun IP67 që do të thotë se është rezistentë ndaj ujit dhe pluhurit dhe mund të qëndrojë nën ujë për një orë e gjysmë deri në një metër thellësi.
“iPhone 8 do të vijë me raitingun IP68 si pjesë e kremtimit të 10 vjetorit të iPhonet këtë vit”, ka thënë një burim.
Rezistenca ndaj ujit është bërë një veçori shumë e domosdoshme për smartfonët me teknologji të fundit.
Në anën tjetër, Samsung është duke zgjeruar përdorimin e kësaj veçorie jo vetëm për Galaxy S8 por edhe për modelet tjera të cilat i ka zbuluar së fundmi, të tilla si A3, A5 dhe A7.
“Samsung është duke konsideruar përdorimin e rezistencës ndaj ujit edhe për seritë e saj më të lira, si seria ‘J’, pasi që kjo seri cilësohet si seri më e shitur e telefonave Galaxy”, ka thënë një tjetër burim.
Përveç Samsungut dhe Applet, edhe prodhues të tjerë po i bashkëngjiten përdorimit të rezistencës ndaj ujit, duke filluar nga LG dhe disa prodhues kinezë, përgatiti Koha. (b.an)