• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Amnistia e parlamentit, lista me emrat e 747 të dënuarve që lanë dje qelitë

by A R
15/01/2017 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

747 të dënuar me vendim të formës së prerë ose të paraburgosur janë liruar dje në të gjithë vendin, pas hyrjes në fuqi të amnistisë së miratuar nga Parlamenti.

“Gazeta Shqiptare” zbardh sot listën e plotë të të liruarve dhe sa vite e muaj i kishin mbetur secilit për të vuajtur.

Nga burgu i Peqinit u liruan 131 persona; nga burgu i Shënkollit në Lezhë 117 persona; nga burgu i Rrogozhinës 110 persona të dënuar. Ndërsa në burgjet e Tiranës ka një numër të vogël përfituesish. Nga burgu “Ali Demi” në kryeqytet dolën 9 gra të burgosura, nga burgu 313 në Tiranë dolën 7 të burgosur; dhe nga burgu 302 dolën 4 të burgosur.

Korrespondentja e “GSH” nga Durrësi, Klodiana Haxhiaj raporton se dy të dënuar për vepra të ndryshme penale që nuk klasifikohen të rënda janë liruar që në mëngjes nga burgu i këtij qyteti. Afrim Idiq, 31 vjeç, është një prej të liruarve. 31-vjeçari , prind i dy fëmijëve me nënshtetësi zvicerane pak muaj më parë u përfshi në një vjedhje. Ai u dënua me një vit heqje lirie, ndërsa kreu vetëm tre muaj.

Duke qenë se kjo ishte hera e parë që ai dënohej, pasi ka lënë qelinë, 31-vjeçari dha një mesazh: “Për herë të parë rashë në burg për vjedhje ordinere. Burgu është shumë i vështirë, sidomos në Shqipëri. Unë për 31 vite kam jetuar në Zvicër, aty ku edhe kam familjen dhe fëmijët. Kam zënë mend dhe nuk dua më të futem aty, sepse burgu është shumë i keq. Liria është e shtrenjtë, e paçmueshme”, thotë Idiq për “GSH”. Ndërkohë në Elbasan, nga burgu i sigurisë së lartë i Peqinit, kanë dalë edhe 5 të dënuar për vrasje, emra jo të panjohur të botës së krimit. Sipas gazetarit Fatmir Popja, ata janë Mariglen Hoxhallari, Vladimir Shukle, Bledar Spahiu, Gentjan Gërdhuqi dhe Gersi Sallufi, të gjithë të akuzuar për vrasje që lidhen me hakmarrjen e konfliktet banale mes autorëve e viktimave të tyre.

Personat që përfitojnë nga amnistia janë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vite për dënime të dhëna deri në datën 31 dhjetor 2016, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Janë ata persona të cilëve deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vite. Përfituese do të jenë edhe femrat që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, ndërsa meshkujt të dënuar që do të përfitojnë nga amnistia janë ata të cilët në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.

“Gazeta Shqiptare” boton sot listën e të dënuarve që përfitojnë nga amnistia. Rreth 630 vetë, pa llogaritur të dënuarit në burgun e Rrogozhinës, bashkë me të cilët numri i të liruarve shkon deri në 747 gjithsej. /gsh/b.d

hhmgt_1484471414-7103523hhtjh_1484471415-397884jrjyr_1484471413-1558954lis_1484471419-2204411lis1_1484471416-5050927rrjj_1484471411-7875361rrjytjk_1484471416-229350tkk_1484471417-8042140

Next Post
Stresin e tradhëton fotografia, ja se ku po i fshihet policisë shqiptare

Stresin e tradhëton fotografia, ja se ku po i fshihet policisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In