Dy djem në Shkodër të cilët u deklaruan të humbur prej pesë ditës janë gjetur ditën e sotme. Gjatë ditës së djeshme D.A., 22 vjeç dhe Gj.L., 50 vjeç, banues në Shkodër, u paraqitën në polici për të denoncuar largimin nga pabesa të vëllait dhe djalit, konkretisht E.A., 16 vjeç dhe E.L.,15 vjeç, shokë me njeri tjetrin.
Ata kishin humbur çdo kontakt me familjet përkatëse më 16 dhjetor dhe që nga ajo ditë vetëm sot arritën të gjendeshin në territorin e Malit të Zi.
Në denoncimin e bërë ditën e djeshme në polici, u tha se fillimisht dy familjet kërkuan privatisht për t’i gjetur por pa rezultat, prej tyre nuk kishte asnjë gjurmë.
Për shkak të shqetësimit se dy të rinjve mund t’u kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe, dy familjarët janë paraqitur në polici për të kërkuar ndihmë. Pas denoncimit të dhënë ndaj tyre, policia nisi hetimet për t’i gjetur dhe kthyer në shtëpi dy adoleshentët.