• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amnistia dhe sqarimi i (pa)nevojshëm i Karlo Bolinos

by Ilir Yzeiri
27/10/2024 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Karlo Bolino, gazetari me përvojë europiane dhe kolegu ynë, botoi këto ditë dy shkrime : në të parin përdoret fjalën amnisti dhe në të dytin u detyrua ta sqarontë shënjueshmëinë që i kishte dhënë këtij termi në analizën e tij, sepse, me të drejtë, te ne, funksionon në shumë raste vetëm niveli i parë i të menduarit ai që vjen nga vështrimi i jashtëm, nga ajo që quhet « po i hedh një sy » ose që më së shumti vjen nga pasuria e madhe që kanë shqiptarët kur thonë se këtë apo atë « e kam me të dëgjuar ».

Kjo kulturë vjen për fat të keq nga tradita orale e transmetimit të informacionit dhe jo nga shqyrtimi i asaj që është shkruar. Kjo është një temë komplekse. Nëse do ta shtynim më tej argumentin apo temën që çeli Bolino, do të duhet të sjellim në vështrim se amnistia dhe falja janë nocione apo terma që shënjojnë një anë tepër të rëndësishme të shoqërive perëndimore dhe që vijnë më së shumti nga kultura kristiane mbi të cilën janë ndërtuar këto shoqëri. Keqkuptimi që prodhoi shkrimi i Bolinos është se ne kemi vetëm një term për të shenjuar faljen që është « amnistia » dhe përdorimi i saj në kontekstin e sotëm patjetër që do të sillte reagime, sepse situata politike në vend është ndezur për shkak të arrestimeve apo ndalimeve të pritshme të politikanëve të nivelit të lartë si Ilir Meta e Sali Berisha.

Në të njëjtën kohë, si simbol i drejtësisë së ngurtë dhe të verbër ka mbetur ajo që në ligjërimin popullore njihet si « arka e peshkut », ku një zv/ministre arrestohet e dërgohet në paraburgim dhe rri në izolim përse në përgjime u diktua që për të favoritzuar një klient ai i kishte dhuruar një arkë me peshk.

Ka banalitet përdorej në atë kohë për të treguar se SPAK nuk merrej me Berishën e Metën që akuzoheshin publikisht po merrej me arkën me peshk. Tani situata ka ndryshuar dhe SPAK po merret me atë që Berisha e quante « mamuthi i korrupsionit », pra me Ilir Metën dhe ka hapur padi penale edhe për Berishën. Të ndaluarit nga qeveria nuk po i përmend se ata, në ligjërimin publik, janë jetimë dhe pa asnjë mbështetje politike dhe mediatike. E, pikërisht në këtë atmosferë, i njëjti kazan mediatik zien tani por në të kundërt, se tani SPAK qënka në duart e Ramës.

Duhet të bëjmë një dallim thelbësor. Në Shqipëri është krijuar ndoshta modeli i vetëm i qarkullimit të informacionit, të ideve dhe opinioneve, ku opnionistët dhe analitstët që zotërojnë banaqet e televizioneve kombëtare ose jo, nuk përfaqësojnë opinionin publik.

Më shkoqur. SHBA-të, siç dihet po shfaqen si perandoria në rënie për shkak se, siç thonë të gjithë opinionistët, ai vend është i ndarë më dysh në ata që janë kthyer në idenë e mbylljes e vënies në qendër të amerikanëve të bardhë, i frymës tradicionaliste dhe konservatore që përfshin deri edhe ndalimin e abortit, vendosjen e supremacisë së racës dhe gjinisë në qendër të dabatit dhe gjysma tjetër që mendon të kundërtën e saj. Në këtë formë janë të ndarë edhe opinionistët, në përgjithësi, pra, si ata që përfaqësojnë dy ndarjet emëdha në atë vend Kjo frymë përshkon edhe Europën Perëndimore në përgjithësi.

Në Shqipëri është një situatë krejtësisht tjetër. Në këtë vend nuk kemi ndarje të Shqipërisë më dysh. Kemi një tufë opinionistësh që, duke sharë e anatemuar Ramën e Veliajn çdo natë dhe duke e identifikuar opozitën me Berishën e Metën krijojnë iluzuionin se janë gjysma e opinionit. Sondazhet thonë gjithnjë të kundërtën. Shqiptarët mbështesin në masë veprimin e SPAK-ut dhe ndalimin e Berishës. Të gjithë e pamë reagimin ndaj arrestimit të Metës- asnjë person nuk doli në mbështetje të tij. Të gjithë po e shohim se Berishës i kanë mbetur rreth vetes disa fanatikë dhe një e çmendur rrugësh. Opozita në Shqipëri është e marrë peng nga dy delinkuentë. E të mos harrojmë se një vend i prapambetur e me kulturë të ulët demokratike e ka të vështirë të mendojë për veten e tij. Këtu është ngurtësuar kultura e nënshtrimit të fatit me udhëheqësin e madh. Ajo sintagma « marsh nga ditët tona » fle në subkoshincën e ndjekësve të udhëheqësve shqiptarë dhe është një patologji e marrë nga një sëmundje e rëndë dhe e gjatë që kanë kaluar shqiptarët atëherë kur janë qeverisur për 100 e ca vjet vetëm nga një mbret e nga një diktator.

Ndaj Bolino ka të drejtë kur thotë që duhet të bëhet amnistia e « arkës së peshkut » në kuptimin që shumë figura krimi të një niveli të ulët mund të amnistohen. Mirëpo këtë duhet ta bëjë një Parlament modern që duhet të ngryset e të gdhihet në sallën e Parlamentit duke bërë e duke diskutuar ligje. Për fat të keq opozita shqiptare përfaqësohet nga barbarë që e shohin Parlamentin si objektet e kultit në kohën e diktatutrës që duheshin hedhur në erë. Ndaj opinioni në Shqipëri nuk është i ndarë në dysh për fat të mirë dhe nuk ndjek atë pjesë të politikës shqiptare që ka përfunduar në burg, sepse ata nuk janë opozita, janë pengmarrësit e saj.

Next Post
Kanceri i gjirit rritet çdo vit / Mjekët: Zbulohen 500-700 raste, duhet kujdes

Kanceri i gjirit, 50 raste të reja vetëm gjatë tetorit rozë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In