• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tavlla centrifugale

by Edison Ypi
27/10/2024 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Tavlla prej qelqi për të shkundur hirin e cigares ishte aq e trashë dhe e rëndë, saqë, pas thikës pas shpine, tavlla pas koke ishte arma e dytë e ftohtë më e preferuar për vrasje. Tavlla, ama, ndaj thikës, kishte përparësinë se mundësonte justifikimin: E vrava padashje kur po shkundja tavllën.

Aso kohe, mbi tavolina, s’kishte, si sot, gjithato të ngrëna, kafera, mezera, djathra, birra. Kishte vetëm Tavëll në mes të dhomës për të shkundur hirin e cigares.

Jo gjithmonë ku tymosej duhan kishte Tavëll, dhe ku kishte Tavëll tymosej duhan.

Tymosja dhe Tavlla, apo kënaqësia dhe vegla, ndërkalleshin aq ngatrrueshëm, sa s’merrej vesh nëse dashuroheshin, urreheshin, të dyja, apo asnjëra.

Ku Tavëll për ta shkundur kishte, por nuk tymosnin, pra ku Tavlla nuk kishte vlerë si vegël, e mbanin për zbukurim, për ornament.

Ku tymosej, por Tavëll s’kishte, qe’ problem. Mysafiri gjente një cop letër. E bënte kaush. Hidhte hirin e cigares brenda kaushit. Mysafiri duke u llafosur me kaush letre në dorë me hi duhani brenda, sot duket qesharak, por atëhere nuk çudiste askend. Çudia vinte më vonë. Kur mysafiri largohej me kaushin e letrës në xhepin e xhaketës, dhe bishti i pa fikur plotësisht, vazhdonte të digjej brenda kaushit. Derisa duhanxhiu të merrte vesh çfarë po ndodhte me kaushin në xhep, tymi që dilte nga xhepi i xhaketës lemeriste kalimtarët. Tregonin për njërin që u çmend tek pa me sytë e vet brenda në autobuz tymin që dilte nga xhepi i xhaketës së dikujt kur autobuzi po kalonte mu para Lidhjes së Shkrimtarëve.

Kurrkush nuk kujtohej ta zbrazte Tavllën para se hiri dhe bishtat të bëheshin kapicë.

Për vetmitarët, beqarët, heremitët, Tavlla s’kishte të paguar. Ishte i vetmi mik që s’të spiunonte dhe e vetmja mikeshë që mund ta puthje, përkëdhelje, shaje, mallkoje sa të doje, dhe s’bëzante edhe po t’ja fikje të gjitha cigaret në kërthizë sa mishi t’i përzhitej.

Tavlla e urtë ishte edhe një lloj prifti para të cilit mëkatarët e të gjitha kallëpëve rrëfeheshin pa merak se u dilte llafi.

Ura e Psherëtimave në Venecia s’është asgjë para Tavllës së cigares, këtij koleksioni të pafundëm me ofshama, psherëtima, pendime, premtime, tha një mëkatar fill pas rrëfimit mbi një tavëll qelqi të përmbysur me ngjyrë jeshile si Taç Babai teqeje.

Mbi Tavëll jo vetëm hidhje hirin dhe bishtin, por edhe pështyje pa teklif, apo hidhje gëlbazën, villje nga pak thartirat që kishe ngrënë atë pasdite, madje dhe qaje, derdhje lot, për dashurinë, tradhëtinë, xhelozinë, urrejtjen, a për jetën e qenit që bëje.

Në ca fshtra të thellë ku tymosnin gjethe plepi mbështjellë me copa të prera nga gazeta Puna, Tavllën e përdorinin si pjatë për të ngrënë me duar lëtyrat e kohës.

Bashkë me filxhanë dhe pjata, qarkullonin edhe Tavlla, që, për të mos u vjedhur, kishin të shkrojtur sipër me gërma të kuqe “Ushqimi Social”. Këto vidheshin më tepër.

Një Tavëll goxha e famshme ishte Tavlla që përdorej në një barrakë të pisët të quajtur “klubi i lagjes”, ku shërbehej raki, fërnet, turshi, udhi Berati në kavanoz, më të rrallë edhe qofte me mish kali apo birrë si shurrë gomari.

Edhe tavllën e klubit e vidhnin. E fusnin në xhep, dhe iknin.

E bënë tavllën e klubit prej llamarine. Prap e vidhnin.

Për ta pamundësuar vjedhjen, një stakanovist nga uzina pararojë “Litari dhe Sapuni” sugjeroi fiksimin e tavllës me një gozhdë në mes të tavolinës. Mileti mori frymë lirisht. Tani, thanë adhuruesit e metalit, të na marrin të keqen hajdutat e tavllave të qelqit.

Por nuk zgjati. Për të pastruar tavllën duhej përmbysur tavolina.

Thirrën për ndihmë një inovator që kishte shpikur një motorr me ujë. Shpikësi u tha që gozhdën të mos e ngulin deri në fund, ta lënë pak të lirë. Sipas përvojës shekullore të Kalit në Lëmë, të ventilatorit, si dhe në gjurmët e centrifugës së lavatriçse, tavlla të rrotullohej duke e prekur me gisht në periferi sa më shpejt, në atë mënyrë, që, nga rrotullimi me shpejtësi, për efekt të forcës centrifugale që krijohet, bishtat, pështymat, gëlbazat, qurrat, gjakrat, dhe papastërtitë e tjera dalë nga gurrmazët e pisët dhe dhëmbët e kalbur të proletariatit të përhapen nëpër klubin e lagjes.

Tavlla rrotulluese kishte dhe një të mirë ttjetër. Në mungesë të asortimenteve për të ngrënë e për të pirë, rrotullimi ngadalë me gisht i tavllës me sytë ngulur te koka e gozhdës, doli mjet efikas për tu eglendisur mendimtarët e mëhallës, antistres i mrekullueshëm.

U bë si tha shpikësi. Vu duartrokitjet. Por doli një problem tjetër. Nisën thashethemet. Sikur tavllën e ka vendosur Sigurimi, koka e gozhdës është mikrofon në miniaturë, me anë të trupit të gozhdës në rolin e antenës, zërat e rakipirsave përcillen direkt në zyrat përkatëse, ku bisedat e përgjuara të klientave të klubeve, pijetarëve, puntorve, nëpunsave, oficerave, analizoheshin me kujdesin më të madh nga Ebu Qerimë me përvojë, specializuar për këto punë në vendet skandinave.

Të tjerë konspiracionistë, vajtën dhe më thellë kur thanë se koka e gozhdës së tavllës, përveçse mini mikrofon, ishte edhe mikro kamera. Pra tavlla metalike, përveç mbajtjes dhe flakjes së këllirave gastronomike, paskësh shërbur edhe si antenë parabolike për tu lidhur me satelitin. Vunë duart në kokë i madh e i vogël.

Tha njëri nga klientat e klubit: Të vijmë në klub, të hamë, të pimë, të llafosemi, e të trymosim duhan me çorape në kokë të mos na njohi kamera, sateliti, Sigurimi, ky është kulmi i teknologjisë, progresit, qefit.

Me të dëgjuar këto fjalë, pasi mbajti pak çaste frymën, salla shpërtheu në duartrokitje të stuhishme që vazhdojnë ende sot.

Next Post
Kamioni përplaset me stacionin e autobusit, të paktën 33 të plagosur në Izrael, 6 në gjendje të rëndë

Kamioni përplaset me stacionin e autobusit, të paktën 33 të plagosur në Izrael, 6 në gjendje të rëndë

Comments 1

  1. Mehdi Bushati says:
    2 years ago

    Heeej Yyyyypoooo…..sa për një shtojcë të vogël, nëpër ish turizmet e rretheve, apo Dajti, 15/ katëshi, etj, në se të kujtohet, kishte tavlla prej porcelani të trasha, me një si leckë të ngjitur nga poshtë, pikërisht këto tavlla, ishin mikrofonat e përdëgjim – transmetimit, ku inçizimi kryhej në një nga dhomat e katit më të afërt, nga operativi me kufje e magnetofon, ndersa kamarieri si bashkepunetor i sigurimit, shkonte e vinte, duke pastruar tavllën, për mos të rënë cilësia e dëgjimit.
    Tung.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com