Është lajmëruar një shfaqje muzikore për jetën dhe këngët e legjendës së muzikës Tina Turner, ka njoftuar kompania e prodhimit “Faza Entertainment”.
Kompania ka bërë me dije se është duke përgatitur një shfaqje muzikore bazuar në një jetëshkrim të Tina Turner, falë skenarit të Katori Holl, shkrimtari i cili shkroi një dramë të njohur në lidhje me luftën për të drejtat civile në SHBA “The mountaintop “.
Në përgatitje është përfshirë dhe drejtori Phyllida Lloyd, koreagrafi Antoni van Last dhe projektuesi Mark Thompson që të gjithë kanë punuar në hitin muzikor për grupin Abba “Mama Mia”.
Tina Turner mori pjesë në një seminar në Londër ku ka treguar edhe se çfarë ka përgatitur për vitin. Këngëtarja 70-vjeçare tha se ishte “e mrekullueshme për të bashkëpunuar me Katori dhe Phyllida, dhe se ishte shumë emocionuese që merret historia ime nga një ekip i tillë i shquar krijues.”
Kompania e prodhimit nuk ka shpallur ende datat për shfaqjen dhe se ku ajo mund të shfaqet, citohet BETA. (b.an)