• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigrantët këshillojnë ekipin e Seria B: Blini këta 5 futbollistë shqiptarë, t’ju mbështesim

by Java News
17/12/2016 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një nga skuadrat surprizë të këtij sezoni në Serinë B italiane është SPAL, ekip i qytetit të Ferrarës, që me sa duket, ka një numër të madh ndjekësish shqiptarë. Emigrantët mbështetin prej vitesh klubin dhe me ngjitjen në Serinë B apo renditjen mes pretendentëve për t’u ngjitur në A, numri i tyre është rritur ndjeshëm.Në Ferrara jemi rreth 1500 shqiptarë”, ka shpjeguar për mediat lokale një nga tifozët shqiptarë, Agustin Tafa.
“Më shumë se 500-600 kanë marrë edhe pasaportën italiane. Ka disa prej nesh që e ndjekin ekipin që në vitin 1995, shumë të tjerë janë afruar gjatë sezonit të kaluar dhe ngjitja në Serinë B ka rritur edhe më shumë vëmendjen ndaj klubit”. Sipas tij, kjo krahinë është e lidhur ngushtë me Shqipërinë për arsye nga më të ndryshmet.
“Trajneri ynë i madh, Xhani De Biazi, e ka drejtuar SPAL në të kaluarën. E presim në Ferrara për një nga ndeshjet dhe duhet të jetë miku ynë për drekë dhe për darkë, bashkë me ndihmësin e tij, Tramexanin. A ju kujtohet Bogdani? Tani drejton kombëtaren U-19, por kur luante te Siena thuajse ishte si i shtëpisë në Ferrara. Kushëriri i tij studionte në Universitet këtu dhe ai vinte shpesh për vizitë, njëherë na solli edhe një televizor. Një person i shkëlqyer”.
Tafa ka treguar se shqiptarët organizohen sa herë luan skuadra për ta ndjekur bashkë, kanë marrë edhe fugon me qera për të festuar ngjitjen e klubit. Por ndërsa ndjekin me entuziazëm ecurinë e ekipit, tifozët shqiptarë kanë një ëndërr: të shohin bashkëkombësit e tyre të luajnë me fanellën e SPAL, mundësisht disa prej emrave që aktualisht luajnë në Kategorinë Superiore, raporton Panoramasport.“Disa sugjerime për merkaton: Idriz Batha, mesfushor i Partizanit; shoku i tij i skuadrës, portieri Alban Hoxha; Liridon Latifi, mesfushori i Skënderbeut dhe Gentjan Muça, mbrojtësi i Tiranës, shumë i fortë. Nëse drejtori sportiv blen ndonjë nga këto elementë, i gjithë komuniteti shqiptar do të vijë rregullisht në stadium”, premtoi përfaqësuesi i tifozëve shqiptarë të qytetit të Ferrara.
Next Post
Si sot, më 17 Dhjetor, vdiq Simon Bolivar dhe lindi Karagjorgjeviç

Si sot, më 17 Dhjetor, vdiq Simon Bolivar dhe lindi Karagjorgjeviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In