Sipas Corriere dello Sport, Chelsea tani është favorite për të nënshkruan me mesfushorin e talentuar të Atalantas, Franck Kessie.
19-vjeçari ka tërhequr interes nga një numër i madh i klubeve evropiane përfshirë Manchester City dhe Manchester United, ndërsa thuhet se edhe Everton është gjithashtu i interesuar për të.
Pesë gola nga mesfushori Kessie kanë ndihmuar Atalantan të ngjitet në vendin e gjashtë në tabelën e Serie A dhe kanë parë reputacionin e tij në Itali të rritet në mënyrë të konsiderueshme, me kampionët italianë, Juventus, që thuhet të jenë ndër admiruesit e tij.
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, megjithatë, ka qenë në ndjekje të mesfushorit që disa kohë dhe nuk mund të ketë një afrim në mesfushë e tij, në rast të transferimit të brazilianit Oscar në skuadrën kineze, Shanghai SIPG.
Çmimi i mesfushorit nga Bregu i Fildishtë besohet të jetë rreth 20 milionë euro. /