• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës certifikohet nga kompania gjermane

by A R
25/10/2024 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës mori një tjetër vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar nga kompania prestigjioze gjermane e certifikimit, DEKRA, e cila ka pajisur me certifikatën ISO 9001:2015 edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës. Ky certifikim përfaqëson një njohje zyrtare të përkushtimit të bashkisë për të ofruar shërbime cilësore dhe për të përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare të menaxhimit të cilësisë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi rëndësinë e këtij vlerësimi, duke nënvizuar transformimin rrënjësor të sektorit të taksave dhe tarifave vendore në dekadën e fundit, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të bashkisë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike. Pas marrjes së certifikimit nga drejtuesit e DEKRA-s, Veliaj tha se institucioni i taksave dhe tarifave vendore ka ndryshuar në një mënyrë të jashtëzakonshme në 10 vitet e fundit.

“Ne duam të përmirësohemi, të kontrollohemi, të vlerësohemi çdo vit, ne duam që ta rrisim stekën, që të thyejmë rekord çdo vit. Ndaj, shpresoj se kemi filluar një marrëdhënie afatgjatë së bashku, ku Bashkia e Tiranës dhe të gjitha institucionet përbërëse të saj kalojnë çdo vit këtë filtër transparence, efiçence dhe përgjegjshmërie. Këtë akt përgjegjshmërie e kemi marrë sepse besojmë fort që, përpara se të na kontrollojnë të tjerët, ne duhet të kontrollohemi vetë. Më vjen mirë që institucioni i taksave dhe tarifave vendore të bashkisë është i treti, pas aparatit qendror të bashkisë dhe Policisë Bashkiake, që e merr këtë vlerësim nga DEKRA”, tha Veliaj.

Ai shtoi se sot Bashkia e Tiranës ka më shumë se 10-fishin e buxhetit që u gjet në vitin 2015. Kryebashkiaku nënvizoi se pavarësisht një minorance te zhurmshme, skuadrat e bashkisë po lënë një gjurmë të jashtëzakonshme në mënyrën se si po transformohet qyteti.

“Për ne që jetojmë në Ballkan, në këtë klimën toksike ku një minorancë e zhurmshme bën zhurmë sa për gjithë dynjanë, ndonjëherë duhet një vlerësim i dikujt që vjen me një sy të freskët nga jashtë, për të parë çfarë bëhet dhe për të treguar vërtetësish realitetin e atyre që punojnë me përkushtim dhe nisen çdo ditë në mëngjes, jo për t’u bërë xhandarë, por për të bërë një punë dinjitoze që mban familjen, dhe së dyti për të qenë pjesë e një skuadre që ndryshon një realitet, që ndryshon një qytet dhe lë një gjurmë të jashtëzakonshme për transformimin e qytetit”, theksoi ai.

Më herët, këtë certifikim nga kompania e njohur gjermane e certifikimit të standardeve të shërbimit, DEKRA, e ka marrë edhe administrata qendrore e Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake. Ky certifikim është një tjetër tregues se institucionet e Bashkisë së Tiranës funksionojnë në mënyrë të strukturuar dhe të kontrolluar, me një fokus në përmbushjen e nevojave të qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve cilësore në mënyrë të qëndrueshme.

/a.r

Next Post
“Lufta tek dera”, pas anëtarësimit në NATO, Suedia nis stërvitjen e parë ushtarake

“Lufta tek dera”, pas anëtarësimit në NATO, Suedia nis stërvitjen e parë ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

Tensione në dëgjesën për Territorialen në Prrenjas, banorët e Rrajcës kundër shkrirjes së bashkisë! I kërkojnë llogari deputetëve të PS

September 10, 2026
Kryebashkiaku i Patosit kundër Reformës Territoriale dhe bashkimit me Fierin: Kemi performancë më të mirë se ata!

Kryebashkiaku i Patosit kundër Reformës Territoriale dhe bashkimit me Fierin: Kemi performancë më të mirë se ata!

September 10, 2026
Arrestohen 5 zyrtarë të Kadastrës, legalizuan si private një pronë ku ishte ndërtuar një qendër shëndetësore

Banesat pa certifikatë pronësie, Kadastra do shkojë “derë më derë”! Ja se si do kryhet procesi i verifikimit

September 10, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

September 10, 2026
Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

September 10, 2026
Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

September 10, 2026
“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne  fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

September 10, 2026
Shpërblim 6 mijë euro azilkërkuesve që kthehen me dëshirë nga Gjermania

Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në vendet e BE-së

September 10, 2026
Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

September 10, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët! Futja në kurth dhe zhvatja

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com