Ligji i lojërave të fatit është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata e Bingos Tradicionale. Përfaqësuesit e shoqatës tha se ky ligj cënon lirinë ekonomike, parimin e sigurisë juridike dhe defakto i shpronëson ata pa të drejtë. Nisur nga ky pretenim ata i kërkuan trupës gjyqësore se shfyqizimin e nenit 5 dhe 71 pika dy duke i cilëusuar si antikushtetuese.
Ivi Kaso, Avokati i shoqatës së Bingos Tradicionale: Me ligjin e ri shteti ka analizuar shpronësim defakto të tyre sepse pajisjet dhe investimet e kryera për ofrimin e lojës bingo tradicionale nëse do të jetë në posedim të pronarëve do të mbeten përsëri të papërdorshme. Lidhur me cënimin e parimit të sigurisë juridike vlerësojmë se nenet 5 dhe 71 të ligjit 155, 2015 ka ndryshuar duke u hequr këtyre subjekte të drejtën për të shtruar aktivitetin e tyre.
Rubin Sevrani, Kryetari shoqatës së Bingos Tradicionale: Po them që të vazhdojmë punën tonë që zhvillojmë prej 20 vjetësh. Kemi njerëz që i kemi marrë kur kanë qenë 20 vjeç sot janë 40. Kanë qenë atëhere djem dhe goca të reja sot janë prindër dhe nuk është mirë të dalin në rrugë.
Seanca u zhvillua në mungesë përfaqësuesve të qeverisë, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk përcaktoi një afat për vendimin final për këtë gjykim. Ligji përcakton se sallat e bingove tradicionale mund të ushtrojnë aktivitetin deri në 31 dhjetor 2016. Ndërsa për këtë ligj 6 deputetë të mazhorancës kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të tij me 2 vjet./ora/a.k