Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas zbardhjes së mendimit të Komisionit të Venecias në lidhje me ligjin e Vettingut. SHBA mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias dhe deklaron se vendimi i Kushtetueses do të ketë ndikim të gjerë për Shqipërinë në të ardhmen. Amabsada përshëndet opinionin e Venecias dhe shpreh besimin se “Gjykata Kushtetuese do të riparojë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor që është dëmtuar nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar”.
Deklarata e ambasadës së SHBA:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret opinionin e datës 10 dhjetor të Komisionit të Venecias mbi Ligjin shqiptar të Vetingut. Vetingu i gjykatësve do të jetë një hap kuptimplotë drejt eliminimit të korrupsionit të thellë gjyqësor në Shqipëri dhe opinioni i Komisionit të Venecias duhet t’i japë fund çdo shqetësimi legjitim lidhur me ligjin.
Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin e Vetingut, që ka pasoja me ndikim të gjerë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Shtetet e Bashkuara kanë besim se Gjykata Kushtetuese do të riparojë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor që është dëmtuar nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar.