Një grua në Skrapar i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur gjatë së shtunës, në fshatin Selan.
34- vjeçarja M.Y., në banesë, në kushtet e depresionit është vetëvarur. Ka qenë i shoqi dhe fëmijët ata që kanë gjetur trupin e pajetë të së resë.
Gruaja mësohet se prej kohësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike, çka mendohet se e ka shtyrë drejt aktit fatal.
Sipas dëshmive të të afërmve, e ndjera nuk kishte probleme familjare, por se gjithçka mendohet të ketë ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike.
Lidhur me këtë rast për ndjekje të mëtejshme, materialet i’u referuan Prokurorisë së Beratit./a.k