• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Humbja” e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë

by A R
12/12/2016 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kim Mehmeti

Për ‘dashamirët’ e Tiranës dhe Prishtinës që janë tronditur nga ‘humbja’ e madhe që ne shqiptarët e Maqedonisë kemi pësuar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare: ne humbëm mundësinë që edhe më tej të kemi një parti të fortë si BDI-ja, që të mirën e kryesuesve të saj e barazonte me të mirën e popullit, ne e humbën mundësinë që duke forcuar me votën tonë BDI-në, të forcojmë injorancën, banditizmin, krimin dhe rrugaçërinë partiake, e humbën mundësinë që edhe në të ardhmen, ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup, të mbeten degët më aktive të BDI-së, humbën mundësinë që edhe më tej të kemi një BDI të fortë, që presidentit të Kosovës do ia përpilojë listën e shqiptarëve të këtushëm që duhet dekoruar, e humbëm mundësinë që edhe më tej të mbetemi në duart e një BDI të fortë, që do prodhonte ‘turkoshak’ e ‘islamistë radikal’, vetëm për ta mbuluar leninizmin dhe injorancën e vet deshqiptarizuese…

Zonja e zotërinj të Tiranës e Prishtinës që aq shumë ju tronditi ‘humbja’ jonë, ne shqiptarët e Maqedonisë në zgjedhjet e fundit parlamentare e humbën mundësinë që edhe më tej të mbetemi në duart e një partie të fortë si BDI-ja, e cila ishte pjesë e regjimit që njëherë në vit na organizonte nga një ‘Sopot’, ‘Brodec’, Monstër’, likuidim e burgosje të komandantëve të UÇKÇ-së, Lagjen e Trimave në Kumanovë, nga një projekti si ‘ Shkupi 2014’ apo ‘Enciklopedi maqedonase’….

Shkurt e shqip, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ne shqiptarët e Maqedonisë e humbëm mundësinë që edhe më tej të mbetemi në duart e injorantëve dhe leninistëve të BDI-së, që e ndihmuan VMRO-DPMNE-në ta deshqiptarizojë Maqedoninë, në duart e atyre që deshën të na bindin se luani bullgar është i barasvlershëm me shqiponjën tonë dykrenore, pra humbën mundësinë të kemi një parti të fort si BDI’ja, e cila nëse do mbetej edhe më tej e fortë sa që ishte, mbase do na detyronte të gjithë neve shqiptarëve të Maqedonisë të aderonim në partitë maqedonase! Pra ne përjetuam një ‘humbje’, që mua si shgiptar të Maqedonisë, më bënë të ndjehem krenar!”

Next Post
7 fjali që njerëzit e suksesshëm nuk i përdorin thuajse asnjëherë

7 fjali që njerëzit e suksesshëm nuk i përdorin thuajse asnjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com