A kemi sot një vendim të LSI-së për të garuar në koalicion me Edi Ramën në vitin 2017?
Meta: Po të kishte një vendim do ta kishe marrë vesh ndër të parët…
Ftesës së bërë nga një studio televizeve nga kreu i Partisë Demokratike për një marrëveshje që do të konfirmonte Bujar Nishanin si President për një mandat të dytë, zoti Meta i dha këtë përgjigje nga një tjetër ekran televiziv:
Për vite të tëra përflitet se Ilir Meta do të jetë president i vendit, ndërkohë z. Basha ka thënë: “Mbështes Nishanin për një mandat të dytë, për këtë jam gati të bëj marrëveshje me LSI-në”.
Meta: Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për deklaratat e z. Basha dhe të askujt tjetër. Çështja e presidentit është një çështje që ka ende shumë kohë, por nuk kemi asnjë detyrim dhe angazhim për të bashkëpunuar me z. Basha dhe Partinë Demokratike për të zgjedhur presidentin e ri. Për mua, më e rëndësishme se çdo gjë, është që çdo zgjedhje t’i shërbejë stabilitetit të vendit.
Nuk u përgjigjeni me këtë. Domethënë, po ju kërkoi votat, ju nuk…
Meta: Nuk kemi asnjë detyrim të mbështesim një kandidat të z. Basha, nuk po përmend asnjë emër këtu. Për presidentin aktual kam respekt dhe për aq kohë sa të jetë në detyrë, e unë do të jem në zyrën ku jam, fotografia e tij është atje.
ma.me