Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në Tiranë, ku si pasojë e tij një person ka humbur njërën këmbë. Ina M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, u arrestua nga policia, pasi në rrugën “Prokop Mima” gjatë ditës së djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, është përplasur me mjetin motor me drejtues 45- vjeçarin L. L., banues në Tiranë.
I dëmtuari u dërgua në spital, por për shkak të dëmtimeve të pësuara ka humbur gjymtyrën e poshtme të këmbës së majtë.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës për të dëmtuarin, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.noa/a.k